Shkurt.ch

SNB : Frangu mund të forcohet për shkak të borxhit grek

Banka Nacionale e Zvicrës (SNB) u ka rekomanduar aksionarëve të premten se frangu zviceran mund të forcohet për shkak të pasigurisë lidhur me krizën e borxhit grek, duke shtuar se janë të përgatitur të ndërhyjnë në tregjet për shkak të dobësimit të kursit të tij, i cili konsiderohet i sforcuar.

Guvernatori i SNB-së, Thomas Jakobi Ulrich Jordan, në një fjalim të përgatitur për aksionarët në Bernë, tha se Banka Nacionale e Zvicrës “me shumë kujdes” është duke monitoruar efektet e kësaj krize mbi frangun dhe ndikimit e tij në Zvicër.
“Ne do të mbetemi aktiv në tregjet e monedhës si do të jetë e nevojshme për të influencuar kushtet monetare”, tha kreu i Bankës Qendrore zvicerane, duke shtuar se franga nga vlerësimi i tyre është i mbivlerësuar dukshëm.

Të premten, kursi i këmbimit të frangut në tregjet evropiane kishte lëvizur nga 1,0313-në 1,0380 franga për euro.