Integrimi

“Soirée d’art”, ekspozitë e përbashkët në Cyrih

“Soirée d’art” është quajtur ekspozita e fotografit Shpend Salihu, e cila organizohet për herë të parë në galerinë së tij të re të fotografisë në Rosenweg 8, 8702 Zollikon (Zürich). Këtë herë fotografi do të bëjë bashkë në Cyrih 16 fotografë dhe 3 piktorë, zviceranë dhe shqiptarë, të cilët do t’i prezantojnë punimet e tyre artistike, shkruan albinfo.ch.

Fotografi Shpend Salihu tha se po e bën realitet një ëndërr që galeria e tij të shërbejë si hapësirë që të ekspozojnë artistët dhe të gjithë të interesuarit e tjerë.
Me këtë rast ai fton më 20 maj, nga ora 18, të ndajë kënaqësinë me dashamirët e fotografisë dhe pikturës, të cilët i fton të jenë pjesë e kësaj ekspozite në Cyrih.
https://www.facebook.com/events/921195024687378/