Gjuha

Solemnisht i marrin diplomat nxënësit e shkollave shqipe në Cyrih

Me përfundimin e vitit shkollor 2016/17, në Konsullatën e Kosovës në Cyrih, në një ceremoni festive të organizuar të dielën,  u ndanë diplomat për 29 nxënës të shkollave shqipe të kantonit Cyrih, të cilët kanë përfunduar shkollimin fillor 8 vjeçar.

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar Naim Frashëri (LAPSH) ishte organizator i kësaj ceremonie në bashkëpunim me Konsullatën e Kosovës, ku ishte i pranishëm edhe konsulli Kosovar, Islam Spahiu.

Mirënjohje ka marrë nga LAPSH-i edhe Hasan Spahiu, i cili po pensionohet këtë vit, për punën e tij disa vjeçare në shkollën shqipe në Zvicër.

Hasan Spahiu më shumë se 19 vite punon në shkollën shqipe në Zvicër, e cila është organizuar për gati 3 dekada me radhë në kuadër të LAPSH-it.

Mësimdhënësi Spahiu ishte i angazhuar në dy pika shkollore, në Limat dhe Zurlinden të Cyrihut, pastaj ai ka dhënë mësim edhe në Brüttisellen, Bülach , Volketswil dhe Afolten am Albis.