Bota

Sondazh: Kërkohet dorëheqja e Merkelit

43% e kërkojnë dorëheqjen, 42 për qind e të anketuarve dëshironin që ajo të mbetet në detyrë dhe 15 për qind nuk u përgjigjën fare

Një sondazh i publikuar nga YouGov tregon se 43 për qind e gjermanëve duan që kancelarja Angela Merkel të largohet nga funksioni i saj, njoftojnë mediat gjermane.

Sondazhi zbuloi se 42 për qind e të anketuarve dëshironin që ajo të mbetet në detyrë dhe 15 për qind nuk u përgjigjën fare.

Merkeli është më e popullarizuar në mesin e votuesve të të gjelbërve, nga të cilët dy të tretat thonë se ajo duhet të mbetet në detyrë, si dhe më pak votues konservatorë, që përfshijnë Kristian Demokratët (CDU) dhe Bashkimin Social Bavarez (CSU).

Rreth 63% e votuesve të Bashkimit thanë se duan që Merkel të mbetet si kancelare dhe 27% thonë se ajo duhet të shkojë. Merkel aktualisht është ngatërruar në një betejë me CSU-në për kontrollet kufitare, e cila kërcënon për të rrëzuar koalicionin pas tre muajve të themelimit.