Lajme

Sondazhet e nxjerrin BDI-në të parën te shqiptarët, VMRO-në te maqedonasit

Në anketën e publikuar nga Televizioni Telma, BDI-ja përsëri del me fitore të thellë kundrejt oponentëve tjerë të partive politike shqiptare. Tek maqedonasit prin VMRO

Një sondazh që ka nxjerr sonte Televizioni Telma në Shkup lidhur me partitë politike në Maqedoni, në taborrin shqiptar vazhdon të kryesojë Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit kundrejt partive të tjera oponente, PDSH-së, Aleancës për Shqiptarët dhe partisë Besa. Ndërsa në taborin maqedonas prinë VMRO kundër LSDM-së.

Sondazhi është realizuar nga televizoni Telma dhe Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Hulumtimi është bërë me telefon nga data 20 deri më 30 nëntor dhe janë anketuar 1800 persona.

Për BDI-në do të votonin për 6.6%, për PDSH 3.3%, Aleancën për Shqiptarët 1.9%, dhe Besa 2.7%. Ndërsa për VMRO-DPMNE-në do të votonin 23,3 për qind e a të anketuarve ndërsa për LSDM-në 19.4 për qind.