Sport

Sonte luajnë Shqipëria dhe Kosova

Shqipëria nga ora 18:00 luan me Lihtenshtajnin, kurse Kosova është mysafire e Kroacisë nga ora 20:45

Sonte do të luajnë dy përfaqësueset shqiptare, Shqipëria dhe Kosova, shkruan albinfo.ch.

Shqipëria nga ora 18:00 e pret Lihtenshtajnin në Elbasan, ku interesimi nuk është shumë i madh, megjithatë, tri pikë janë shumë të nevojshme për kuqezinjtë.

Christian Panucci do të debutojë në stol. Shqipëria ka nëntë pikë dhe kërkon vendin e tretë në grup, derisa më 5 shtator do të jetë mysafire e Maqedonisë në Strumicë.

Ndërkohë, Kosova ka një ndeshje shumë të vështirë, pasi është mysafire e Kroacisë. Takimi zhvillohet në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit.

Kosova ka vetëm një pikë në grupin e saj, derisa në përballjen e kaluar në Shkodër, Kroacia fitoi 6:0. Kroatëve iu nevojiten tri pikë për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.