Lajme

Sonte luajnë Shqipëria e Kosova

Kuqezinjtë janë mysafirë të Izraelit, kurse Kosova e pret Turqinë në Shkodër

 

Sonte në mbrëmje nga ora 20:45, do të luajnë Shqipëria dhe Kosova. Kuqezinjtë janë mysafirë të Izraelit, kurse Kosova e pret Turqinë në Shkodër, shkruan albinfo.ch.

 

Shqipëria nga pesë ndeshje ka grumbulluar gjashtë pikë dhe do të mundohet të zë vendin e tretë në grupin kualifikues. Takimin në shtëpi e humbi nga Izraeli 3:0, me disa episode me mjaft polemika, ku u akorduan dy penallti për izraelitët, kurse kuqezinjve iu ndan edhe dy kartonë të kuq.

 

Në anën tjetër, Kosova e pret Turqinë. Kosova ka vetëm një barazim e katër humbje dhe do të ketë shumë vështirë përballë turqve, që paraqiten me disa mungesa e shumë probleme, për shkak të përjashtimit të Arda Turanit. Turqit duan fitore për të shpresuar se mund të kualifikohen në Botëror.