Kalendari
Sonte, takim me komunitetin shqiptar në Lozanë
Pas takimeve me mërgatën shqiptare në Londër, Oslo, Bernë, Washington D.C, New York dhe Detroit, organizata joqeveritare, Germin, organizon takim me komunitetin shqiptarë nga Llozana, Zvicra, për të diskutuar rreth të drejtave sociale dhe politike të diasporës.
Të premten, më 22 shtator, 2017 duke filluar në ora 19:00, Germin fton mërgatën shqiptare nga Lozana dhe vendet tjera të Zvicrës në një koktej rasti për të bashkëbiseduar për potencialin e tyre në vendet e origjinës. Takimi mbahet në Lozanë, lokacioni: Universiteti i Lozanës, Ndërtesa Anthropole, salla 2055.
Cili është qëllimi i takimit?
Diaspora është kontribuues kyç në ekonominë e vendit, dhe në zhvillimin e saj shoqëror e politik. Për të njohur kontributin e saj dhe nxitur që të arrijnë potencialin e plotë, organizata Germin ka filluar nismën për Dialogun e Strukturuar për të Drejta të Diasporës (DSDD).
Për të mësuar më shumë rreth nisëm DSDD, ju ftojmë në një koktej rasti ku do të kemi edhe një mikrofon të hapur (Open Mic) për t’u njohur dhe diskutuar rreth mundësive për bashkëpunim. Në këtë ngjarje përfaqësuesit e Germin-it do të flasin shkurt për qëllimin e iniciativës DSDD, platformën Diasporaflet.org dhe si ju mund te bëheni pjesë përkrahëse e saj. Po ashtu, gjatë këtij takimi do të prezantohet misioni dhe puna e organizatave/individëve/bizneseve shqiptare në Zvicër, dhe do të flasim për potencialin e mërgatës tonë.
Kjo iniciativë është financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K), Ministria e Punëve të jashtme daneze (DANIDA)dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit22 Shtator 2017
- Ora19:00
- LokacioniLozanë
- Data e përfundimit22 Shtator 2017 - 21:00
Të tjera nga Kalendari
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit