Sport

Sonte, Zvicër-Angli

Sonte, në orën 20:45, në stadimunin Wembley, në Londër do të zhvillohet ndeshja mjaft e rëndësishme e Zvicrës drejt kualifikimit për Kampionatin Evropian të Futbollit, që do të mbahet në Francë, në vitin 2016.

“Ne duam të fitojmë kundër Zvicrës, por do të ketë një ndryshim në formacion tonë,” tha trajneri i Anlisë, Roy Hodgson. Ekipi i Anglisë me 18 pikë tashmë ka siguruar kuliafikimin EURO 2016.

Përfaqësuesja zvicerane e futbollit  nuk do ta ketë lehtë përballë Anglisë, e cila ka lojtarë shumë të mirë, e në mesin e tyre edhe Wayne Rooney,

Kombëtarja e Zvicrës kishte humbur në Basel ndaj Anglisë me rezultat 0:2.

Zvicra deri tani ruan pozitën e dytë me 15 pikë, 6 më pak se Anglia në vendin e parë dhe 5 më shumë se sa Estonia në vendin e tretë.