Sport

Sonte, Zvicra-San Marino, Shaqiri mund të mos luaj

Lista e futbollistëve të lënduar të ekipit zviceran po bëhet edhe më e gjatë

Yann Sommer definitivisht nuk do  të luajë sonte kundër San Marinos, ndoshta edhe Xherdan Shaqiri.

Ekipi i kombëtares zvicerane ka për të marrë rreziqe në lojën e parafundit kualifikuese për Kampionatin Europian “Franca 2016”.

Zviceranët do të rrezkojnë të përballen sonte kundër San Marionos pa portierin,  Yann Sommer.

Javën e kaluar është operuar në hundë për shkak të lëndimit me  Gladbachin.

Edhe Xherdan Shaqiri mund të mos  jetë pjesë e ekipit të kombëtares zvicerane sonte në St Gallen.

Golashënuesi më i mirë shqiptaro-zviceran  vazhdimisht ka pasur probleme të vazhdueshme në stërvitje me gjurin e djathtë.

Petkoviq beson se Xherdan Shaiqiri do të jetë sonte plotësisht funksional kundër San Marinos .

Breel Embolo mund të aktivizohet në krahun e djathtë ndërsa  Josip Drmic si sulmues qendror. Dhe në mesfushë  mbetet i pazëvendësueshëm roli i Granit Xhakes, kapiteni i Mönchengladbachit.