Autotech

Sony kthen vëmendjen kah robotët

"Teknologjia e robotëve mund të shfrytëzohet për transporte, edukim e për kujdes shëndetësor. “Ka shumë aplikime të ndryshme përpos të qenit një robot argëtues”

Përpos robotit qen, Sony dëshiron të krijojë një linjë të tërë të robotëve.

Pasi prezantoi “aibon”, i cili del në shitje të enjten, shefi ekzekutiv i kompanisë nga Tokio Kazuo Hirai ka thënë për “Bloomberg” se Sony ka kthyer vëmendjen kah teknologjia e robotëve, transmeton Albinfo.ch.

Edhe pse ‘aibo’ është akoma një lodër-qen, aftësitë e tij me inteligjencë artificiale dhe arkitektura robotike mund të shfrytëzohen për të krijuar makineri për shërbime të ndryshme, thotë ai.

Sipas Hirait, teknologjia e robotëve mund të shfrytëzohet për transporte, edukim e për kujdes shëndetësor. “Ka shumë aplikime të ndryshme përpos të qenit një robot argëtues”.

‘Aibo’ kushton 1800 dollarë përpos pagesave mujore.