E-Diaspora

Sopranoja shqiptare mrekullon publikun në Londër

Ermonela Jaho i ka sjellë shumë emocione publikut në kryeqytetin britanik, duke performuar rolin e saj për mrekulli

 

Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho ka fituar disa çmime ndërkombëtare dhe vazhdon të performojë në vende të ndryshme me mjaft sukses.

 

Këtë e ka bërë së fundi edhe në Londër. Ajo i ka sjellë shumë emocione publikut në kryeqytetin britanik, duke performuar rolin e saj për mrekulli, shkruan “theguardian.co.uk”.

 

Opera “Madam Butterfly”, ka marrë shumë kritika pozitive, derisa sopranoja Ermonela Jaho ka pasur rolin e Cio-Cio-San, në këtë operë, përcjell albinfo.ch.

 

Ajo ka luajtur rolin me plot sukses, derisa shikuesit në shfaqje ishin shumë të kënaqur me paraqitjen e saj.

 

Sopranoja shqiptare po performon në Londër në rolin e saj në Operën e famshme të Puçinit “Madama Butterfly”.