Shkurt.ch
„SoSmart“, aplikacion shpëtimi nga aksidentet
Aplikacioni në fjalë raporton nga aksidentet. “SoSmart” synon për të zvogëluar numrin e vdekjeve në komunikacion. App është tashmë në përdorim.
Vozitja është gjithmonë disi e rrezikshme. Por, një aplikacion ri në telefona të zgjuar „Smartphone“ mund të sigurojë shoferët se do të shpëtojnë nga vdekja nëpër aksidente potencialisht fatale. Ideja për një „app“ të këtillë me emrin „SoSmart“ erdhi nga studentët kilianë të inxhinierisë.
“Përdoruesit e aplikacionit mund të përcaktojnë se cilat nga kontaktet e tyre janë të njoftuara për aksidentin, më saktë, vendndodhja e aksidentit. Këto kontakte pastaj mund të informojnë shërbimet emergjente dhe në këtë mënyrë do të ndihmojnë për të reaguar me kohë“, thonë shpikësit e këtij aplikacioni.
„Në botë vdesin pothuajse 1.3 milionë njerëz çdo vit në aksidente rrugore. Dhe statistikat tregojnë se në Shtetet e Bashkuara mund të shpëtohen jetët e 130 mijë njerëzve nëse shkurtohet koha prej aksidentit deri te reagimi i ekipeve të shpëtimit.
“SoSmart” mund të shkarkohet falas. Dhe shpikësi i tij shpreson se app mund të ndihmojë për të zvogëluar numrin e vdekjeve në aksidentet rrugore nëpër botë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Promovohet në Cyrih platforma “Putpuri”, nga Prishtina Të premten, më 5 prill, platforma botuese e pavarur dhe nisma bashkëpunuese ndërmjet Prishtinës dhe Cyrihut,...
-
Më 7 prill, edicioni i tretë i panairit të librit shqip në SHBA
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video)
-
Iu gjet drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari në këtë shtet
-
Në aeroportin e Bazelit anulohet fluturimi për në Prishtinë, mërgimtarët ankohen
Jeta në Zvicër
-
Besnik Berisha garon në zgjedhjet lokale të Luganos Zvicra po vazhdon të konsiderohet si vendi që pasqyron shembullin më të mirë të integrimit të...
-
Frangu zviceran po dobësohet kundrejt euros
-
Bislimi e Jashari nuk pritet të përzgjidhen nga Zvicra për Evropian
-
Filmi “LAST EXIT” po vazhdon xhirimet ne Zvicër
-
Ku janë restorantet ‘më të mira’ në Zvicër?