E-Diaspora

Sot, aktiviteti i fundit i “Ditëve të Kulturës Shqiptare në Zvicër” 2017

Manifestimi tradicional “Ditët e Kulturës Shqiptare në Zvicër”, i organizuar nga Qendra Kulturore e Kosovës në Cyrih, pas dy mbrëmjeve në Bernë dhe në Gjenevë, sonte ka mbrëmjen përmbyllëse, në Winterthur, Kantoni i Cyrihut.

Edhe në këtë mbrëmje do të jepet shfaqja “Stacioni 17b” i Studios Teatrore “Aktrimi” nga Cyrihu, pastaj me këngë të zgjedhura do të prezantohet Kori i grave shqiptare “Lyra” po ashtu nga Cyrihu. Një ekspozitë me piktura dhe fotografi nga artistë shqiptarë të diasporës do ta plotësojë aktivitetin edhe me segmentin e arteve pamore.

Aktiviteti mbahet në “Theater am Gleis”, Vogelsangstrasse3,  8401 Winterthur, me fillim në orën 16.00