Uncategorized
Sot, balotazhi në Kosovë
Sot do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë. Në këtë raund kanë drejt të votojnë 1 milion e 353 mijë e 613.
Balotazhi do të zhvillohet në 19 komuna të Kosovës, derisa në 19 të tjera dilema ishte zgjidhur në raundin e parë, përcjell albinfo.ch.
Gara kryesore do të jetë në Prishtinë, ku garojnë Shpend Ahmeti nga VV-ja dhe Arban Abrashi nga LDK-ja, por shumë interesant do të jetë edhe në Prizren, Vushtrri, Mitrovicë, dhe komuna tjera.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se ka bërë të gjitha përgatitjet për balotazhin që do të zhvillohet.
Votimet do të vëzhgohen dhe monitorohen nga vëzhguesit e subjekteve politike, mediat, organizatat vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe Bashkimin Evropian si dhe ambasadat e akredituara në vend.
Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar sipas KQZ-së do të jetë më shumë se 12 mijë.
Këto janë zgjedhjet e shtata lokale që nga paslufta në Kosovë, ndërsa raundi i parë i zgjedhjeve është mbajtur me 22 tetor.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?