Kultura

Sot: Mbrëmje kulturore shqiptare në Bernë

Sonte, më 25 maj, nën patronatin e Ambasadës së Shqipërisë në Bernë mbahet një mbrëmje kulturore në Shkollën e Muzikës, në Muri, Bernë. Do të këndojë Mimoza Nazarko, me piano do të interpretojë Ermira Zyrakja-Lefort, ndërsa folklorin shqiptar do ta prezantojë shoqëria “Bashkimi”. Me poezi do të paraqitet Brikela Andrea.

Mysafire e veçantë në këtë mbrëmje është Entela Komnino, e cila do të bëjë prezantimin e librit “E vërteta mbi Nolin”.