E-Diaspora

Sot mbushet një vit nga masakra ku u vranë edhe tre të rinj shqiptarë

Disa ditë para këtij përvjetori të pikëlluar dhe sidomos sot, mediat gjermane kanë shkruar gjerësisht lidhur me masakrën ku, përveç DIjamantit, pësuan edhe dy shqiptarë të tjerë

Pak para ditëlindjes së tij të njëzetenjëtë, Dijamant Z. Humbi jetën. Ai ishte njëri ndër nëntë viktimat e masakrës në Qendrën Tregtare Olympia (OEZ) të Munihut, që ndodhi saktësisht para një viti, pra më 22 korrik 2016.

Disa ditë para këtij përvjetori të pikëlluar dhe sidomos sot, mediat gjermane kanë shkruar gjerësisht lidhur me masakrën ku, përveç DIjamantit, pësuan edhe dy shqiptarë të tjerë.

Merkur.de shkruan se i riu me prejardhje nga Kosova ishte ndodhur në  restoranti e McDonalds-it brenda kësaj qendre kur masakruesi kishte qëlluar me armë rreth vetes. Shoku i tij ia doli të shpëtonte ndërsa Dijamanti vdiq.

Në fshatin Lustheim të komunës Oberschlossheim ku Dijamanti jetonte me familjen, pikëllim kishte qenë i madh. Qindra veta kishin marrë pjesë në pikëllimin e familjes me prejardhje nga Kosova, transmeton albinfo.ch. Brenda disa ditëve shoqata “Familien in Not” (familjet në nevojë) kishte grumbulluar ndihma për të financuar transportimin e “Dimo-s” mnë Kosovë, siç e quanin viktimën. Para shtëpisë ku ai kishte banuar, ishin vendosur qirinj dhe lule, ndërsa ceremonisë së ngushëllimeve i ishin bashkuar edhe kryetari i komunës, Christian Kuchlbauer etj.

Por sot? Një vit pas tragjedisë është më qetë. Nuk do të ketë një përkujtim publik, thotë Kuchlbauer. Ndoshta ai do t`i telefonojë babait të Dimos, shton ai. Por nuk duan të ndërpresin asgjë. Familja e di se është pjesë e Lustheim-it dhe pjesë e Oberschleissheim-it. Dhe kjo gjë ka ndihmuar shumëkënd.

Tre muaj pas aktit, familja ende po mbante zi. Në manifestimin përkujtimor në kishën Maria Patrona Bvariase në Oberschleissheim kishin ardhur 70 njerëz për të ndezur qirinj për Dimon, transmeton albinfo.ch. Pas kësaj, familjarët ishin tërhequr, duke iu shmangur kështu edhe pyetjeve të mediave.

Së fundi, qasje në familjen e Dijamantit kishte pasur një ekip i ri filmi i kryesuar nga Alex Spöi. Ai së bashku me pesë shokë klase nga gjimnazi kishte xhiruar një film në të cilin rrëfehen familjarët e të ndjerit. Motra e madhe e Dimos, Margareta merr fjalën: “Unë dua që kjo kurrë, asnjëherë të mos harrohet” thotë ajo dhe ul sytë e saj ngjyrë gështenje, përcjell albinfo.ch. Pastaj ajo hesht për një moment. Pikëllimi i saj mund të dëgjohet megjithatë.

Diamant Zabërgja, Armela Segashi sdhe Sabina Sulaj janë tre shqiptarët të cilët u vranë më 22 korrik 2016 në Munih të Gjermanisë, nga gjermano-iraniani Ali Sonoboly i cili përveç tyre vrau edhe 6 persona dhe plagosi 26 të tjerë.