Uncategorized

Sot, Zgjedhjet Lokale në Maqedoni

Ato do të mbahen në 3,480 vendvotime në 80 komuna dhe në qytetin e Shkupit, si njësi e veçantë e pushtetit lokal

Sot, më 15 tetor, do të mbahen Zgjedhjet Lokale në Maqedoni. Këto janë zgjedhjet e gjashtë lokale që mbahen në këtë vend.

Ato do të mbahen në 3,480 vendvotime në 80 komuna dhe në qytetin e Shkupit, si njësi e veçantë e pushtetit lokal, përcjell albinfo.ch.

Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për Maqedoninë, si dhe për shqiptarët që jetojnë në këtë vend.

Një numër i madh i mërgimtarëve kanë ardhur për të votuar në këto zgjedhje, duke u zotuar se do të votojnë për kandidatët shqiptarë.

Ata kanë treguar për albinfo.ch se do të përkrahin Deharin në Kërçovë, por edhe në qytetet tjera do të votohen kandidatët shqiptarë.