Bota

Spanja hap dyert edhe për një anije me migrantë

Spanja sërish pas dy muajve ka hapur dyert për të pritur një anije të një OJQ-je me migrantë të shpëtuar.

Spanja ka hapur sërish një nga portet e saj, për të pritur një anije të një OJQ-je e cila është ngarkuar me migrantë.

Migrantët janë të shpëtuar në brigjet e Libisë.

”Open Arms” marrë me qera nga OJQ-ja spanjolle ”Proactiva” u ankorua rreth orës 09 :20 në portin San Roque, në gjirin e Algesiras në ekstremin jugor të Spanjës. Rreth 87 migrantë të shpëtuar më 2 gusht në Mesdheun Qendror u zbarkuan në port, shkruan ATSH,përcjell Albinfo.ch.

Rreth 75 të rritur dhe 12 minorenë janë thuajse të gjithë me origjinë nga Sudani dhe Sudani Jugor, me përjashtim të një shtetasi egjiptian dhe një siriani.

Përpara se të shpëtoheshin në det ata ndodheshin prej dy ditësh në brigjet e Libisë, të dehidratuar nga temperaturat ekstreme dhe nuk mund të mbijetonin me shumë mundësi edhe një ditë më shumë, u shpreh për median koordinatori i operatorëve të OJQ-së, Gérard Canals.