Bota

Spanja shkatërron një tjetër grup shqiptarësh

Sipas mediave spanjolle, grupi kriminal ishte i përbërë nga “shtetas shqiptarë, shumë të specializuar në sferën penale dhe shumë të rrezikshme”

Pak javë pasi Guardia Civil spanjolle goditi një bandë të grabitjes së banesave që e kishin vjedhur edhe futbollistin e Barcelonës, Luis Suarez, një tjetër bandë shqiptarësh është kapur nga policia në një zonë të Salamanca.

Policia njoftoi se ka arrestuar shqiptarët, S.K., 35 -vjeç dhe A.M., 29-vjeç, në sajë të operacionit të koduar “Banesa”. Sipas mediave spanjolle, transmeton TCH, grupi kriminal ishte i përbërë nga “shtetas shqiptarë, shumë të specializuar në sferën penale dhe shumë të rrezikshme”. Hetimi kishin nisur që në prill për shkak të disa grabitjeve në shtëpitë e zonës së Alfoz të Salamancës.

Guardia Civil thotë se grupi ishte përbërë nga shqiptarë që bënin grabitje në Spanjë, Itali dhe Shqipërisë, dhe janë pjesë e ashtuquajturës “Bands Babe”, i njohur për rrezik të larë të veprimtarisë kriminale