Shkurt.ch

Spektakël madhështor fishekzjarrësh në Gjenevë

Një spektakël piroteknik që ka zgjatur rreth 50 minuta dhe që ka bërë bashkë qindra mijë njerëz nën qiellin e hapur. Kjo ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Gjenevë, në brigjet e liqenit, me rastin e festës tradicionale Fêtes de Genève.

Janë “shkrepur” më shumë se katër tonelata masë piroteknike për të krijuar pamjet e mekullueshme në qiell, që kanë mahnitur njerëzit e mbledhur për të shikuar spektaklin.

Siç shkruajnëmediet zvicerane, përgatitja e kësaj shfaqjeje ka zgjatur disa ditë dhe ka angazhuar rreth tridhjetë persona. Spektakli i fishekzjarrëve i Gjenevës bën pjesë në mesin e më të mëdhenjve të llojit të vet në botë. SBB/CFF (Ndërmarrja Hekurudhore e Zvicrës) secilën herë angazhon trena specialë për vizitorët që kthehen nga festa në vendbanimet e tyre.

Festa e Gjenevës përfundon në mbrëmjen e të dielës (sonte).