Sport

Sportistët kundër presidentit Trump

Motoja e tyre gjatë kësaj fundjavë ka qenë: “Na pushoni të gjithëve nga puna”

Sportistët amerikanë janë bashkuar kundër presidentit të vendit, Donald Trump. Sportistët e NBA, NFL dhe MLB, që të gjithë janë së bashku kundër presidentit amerikan.

Motoja e tyre gjatë kësaj fundjavë ka qenë: “Na pushoni të gjithëve nga puna”. Kjo sepse Trump ka kërkuar që të përjashtohen të gjithë sportistët që ulen në gjunjë gjatë këndimit të himnit amerikan. Ai gjithashtu kishte anuluar ftesën ndaj yllit të Cleveland-it, Stephen Curry për në Shtëpinë e Bardhë, shkruan albinfo.ch.

E tërë skuadra kampione e NBA-së ka anuluar ftesën e Shtëpisë së Bardhë. Edhe ylli amerikan, LeBron James ka kritikuar Trump, duke shtuar listën e gjatë ndaj presidentit amerikan.

Protesta e sportistëve ka pasur ndikim dhe sipas mediave amerikane, popullariteti i presidentit amerikan ka rënë në nivelin e 39%, më e ulëta e 60 viteve të fundit.