Lajme

1000 mjekë do të trajnohen në spitalet e huaja

Gjatë vitit të ardhshëm rreth 1000 mjekë dhe personel tjetër mjekësor nga Maqedonia do të dërgohen për trajnim në spitale të njohura jashtë vendit. 800 prej tyre janë mjekë, ndërsa të tjerët teknikë dhe infermierë.

Siç raportojnë mediat në Shkup, këtë vit 29 mjekë ishin në Ronald Reagan Medical Center në Los Angeles, ndërsa vitin e ardhshëm do të dyfishohet numri i tyre.

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë tha se kanë bashkëpunim me spitalin në Nuremberg, Hamburg në Gjermani dhe me qendra klinike në Lubjanë.

Këtë vit për trajnim profesional ishin dërguan 514 mjekë dhe personel tjetër mjekësor.