Lajme

albinfo.ch, sihariq për mërgimtarët në festat e fundvitit

Në numrin festiv të revistës “albinfo.ch”, i cili tashmë ka filluar të shpërndahet në Kosovë dhe Zvicër, do të mund të lexoni tema ekskluzive nga diaspora.

Sot, në Aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës, pasagjerët që kanë aterruar në këtë aeroport, ashtu si dhe ata që kanë pasur të udhëtojnë nga këtu, i ka pritur një befasi e këndshme: numri më i ri, 10 i revistës albinfo.ch.

Një pjesë e tirazhit të tij është shpërndarë në aeroport nga bashkëpunëtoret tona, si sihariq për bashkatdhetarët tanë që kanë shkuar për festat e fundvitit në Kosovë ndërsa pjesa tjetër, më e madhe do të shpërndahet, si zakonisht në ambientet shqiptare në Zvicër.