Lajme

Gjatë korrikut, 4 fish më shumë drogë e sekuestruar

Muajve të fundit në Shqipëri është shënuar një rritje e madhe e sasisë së sekuestruar të lëndëve narkotike. Sipas Ministrisë së Brendshme, sasia e marijuanës së sekuestruar gjatë muajit korrik 2014 është rreth 400% më tepër se sasia e sekuestruar në muajin korrik 2013. Ndërsa duke iu referuar procedimeve Ministria e Brendshme thotë se janë […]

Muajve të fundit në Shqipëri është shënuar një rritje e madhe e sasisë së sekuestruar të lëndëve narkotike. Sipas Ministrisë së Brendshme, sasia e marijuanës së sekuestruar gjatë muajit korrik 2014 është rreth 400% më tepër se sasia e sekuestruar në muajin korrik 2013.

Ndërsa duke iu referuar procedimeve Ministria e Brendshme thotë se janë proçeduar për korrupsion 190% persona më shumë.

Po ashtu në buletinin e Ministrisë së Brendshme për muajin korrik, përsa i përket krimit ekonomik janë proceduar 38.9% më shumë se një vit më parë, shkruan oranews.

Sipas Ministrisë së Brendshme numri i aksidenteve me vdekje është ulur me 33.3%, ndërsa numri i vrasjeve është ulur me 61.5%.

Po ashtu janë sekuestruar e konfiskuar 3 milionë euro pastrim parash