Lajme

“Ikea” hap dyqane në gjithë Ballkanin

Koncerni suedez i mobilieve “Ikea” ka hapur një dyqan të mobilieve në Zagreb dhe planifikon të hapë edhe tetë dyqane në të gjitha shtetet e rajonit

Sipas zyrtarëve të kompanisë, është rënë dakord tashmë për vendet në Lubjanë dhe Beograd dhe janë në negociata për lokacionet e reja në Rijekë, Split, Nish dhe Novi Sad.

Qendra e mobilieve “Ikea” në Lubjanë do të ndërtohet vitin e ardhshëm, me 84 mijë metra katrorë.