Lajme

Konferencë në “Javën Globale të Ndërmarrësisë”

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë konsulentë të shumtë, përfaqësues te sektorit privat, dhe donatorëve

Java Globale e ndërmarrësisë po shënohet edhe në Kosovë. 

Nën patronatin e Presidentes së Kosovës, Innovation Centre Kosovo (ICK), Kosova për herë të dytë është nikoqire e Javës Globale të Ndërmarrësisë (Global Entrepreneurship Week – GEW) në Kosovë. Kjo javë shënohet përmes aktiviteteve të ndryshme të cilat i japin përkrahje frymës ndërmarrëse në Kosovë. GEW ka filluar me datën 17 nëntor dhe do të përfundoj me datën 23 nëntor.

Në këtë kuadër, të premten në Prishtinë është mbajtur konferenca “Rruga Drejt Zhvillimit, Sektori i Konsulencës dhe NVM-ve në Kosovë”.

Konferenca është mbajtur në “Innovation Center Kosovo” e organizuar nga Këshilli i Konsulentëve të Kosovës dhe Projekti për promovimin e NVM-ve në Kosovë – KOSME.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë konsulentë të shumtë, përfaqësues te sektorit privat, dhe donatorëve. Diell Grazhdani nga BCC (Business Consulting Council) prezantoi shoqatën dhe të arriturat e saj.

Gjatë prezantimit u fol për mundësitë e shumta për ngritjen e kapaciteteve që shoqata ofron për konsulentet anëtar, dhe për çertifikimin e njohur ndërkombëtarisht “CMC”.

Për më shumë, z. Grazhdani tregoi edhe hapat që po i ndërmerr për të lobuar drejte njohjes se “konsulencës” si profesion. Grazhdani falenderoi partnerët e ndryshëm, si projektin KOSME, EBRD-ne, dhe MTI-në, për mbështetjen e dhënë deri më tani.

Nga ana tjetër Durim Hoxha nga projekti KOSME informoj të pranishm in për ecurinë e Skemës Voucher dhe ndihmën që po ju ipet bizneseve të ndryshmë.

Në fakt Skema Voucher nënkupton ofrimin e konsulencë së subvencionuar ndërmarrjeve kosovare, me ç’rast këto ndërmarrje marrin pjesë vetëm me 20% të shpenzimeve, ndërsa pjesën tjeter të shpënzimeve e mbulon projekti KOSME, shkruan indeksonline.net. z.Hoxha informoj të pranishmit se deri më tani kanë aplikuar 64 biznese prej te cilave 54 janë kualifikuar, ndërsa 20 prej tyre kanë përfunduar procesin e konsulencës. Deri në Tetor të vitit 2015 pretendohet që të përkrahen edhe 100 biznese tjera.

Në kuadër te Skemës Voucher mund të përfitojne edhe shoqatat afariste, Inkubatorët e Biznesit dhe Ofruesit tjerë të shërbimeve të biznesit.

Procesi i aplikimit vazhdon të jetë i hapur dhe mjafton të hyhet në webfaqen e Ministrisë së tregtise dhe Industrisë në linkun vijues ku mund të gjinden të gjitha informatat e nevojshme dhe aplikacioni përkatës.