Lajme

Mashtrim me ilaçe

Dorëzat, fashat, gazat, shiringat e shumë produkte të tjera në Kosovë kanë hyrë si produkte të Kinës, por që në paketimet e tyre u ka shkruar se janë nga një vend evropiane

Qytetarët e Kosovës po dyshojnë se ilaçet që u shiten atyre nuk e kanë prodhimin e saktë të origjinës, por iu ndërrohet nga autoritetet shëndetësore. Dorëzat, fashat, gazat, shiringat e shumë produkte të tjera në Kosovë kanë hyrë si produkte të Kinës, por që në paketimet e tyre u ka shkruar se janë nga një vend evropian.

Siç raportojnë mediet lokale, Ministria e Shëndetësisë ka furnizuar me vite të tëra institucionet publike shëndetësore me produkte kineze, por që në Kosovë janë prezantuar si produkte të shteteve evropiane.

Një gjë të tillë e ka bërë përmes tenderëve me anë të së cilëve furnizon këto institucione me material shpenzues, shkruan “Koha Ditore”.

Ka dyshime se kompania “Friends”, e cila është zbuluar para disa muajsh nga Ministra e Shëndetësisë, ka falsifikuar certifikata. Nga ky falsifikim kosovarët janë furnizuar me dorëzat, fashat, gazat, shiringat e shumë produkte të tjera, që në paketimet e tyre u ka shkruar se janë nga një vend evropian

Por nga kompania e dyshuar si “falsifikatore”, përveç institucioneve shëndetësore publike e private, janë furnizuar edhe shumë kompani të tjera të cilat me produktet e blera nga “Friends” i kanë furnizuar institucionet shëndetësore publike përmes tenderëve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndryshe, raportohet se asnjë kompani kineze nuk ka aplikuar për të regjistruar ilaçe në Kosovë.