Lajme

Nuk na duhet islami i importuar

Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj e konsideron të rrezikshme importimin e një islami tjetër në Kosovë

Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj është deklaruar kundër infiltrimit të rrymave të reja islame në Republikën e Kosovë. Ai ka thënë se rrymat e ndryshme fetare të cilat mundohen që islamin ta bartin në jetën publike kosovare, mund të paraqesin rrezik për shtetin kosovar.

Kështu ka thënë ministri Hoxhaj në një intervistës dhënë gazetës “Zëri”. Ai kërkon nga  Ministria e Brendshme dhe nga ministritë tjera, që të jenë më të vëmendshëm ndaj këtyre strukturave.

“Këtë se çfarë unë po e them para jush e kam ngritur edhe në  takime të caktuara edhe në Evropë, por edhe në Lindje të Mesme”, ka thënë Hoxhaj. Sipas tij, Kosova dhe qytetarët e saj në kuptimin e historisë, gjeografisë, në kuptimin e kulturës janë evropianë, prandaj Kosova nuk ka nevojë as të eksportojë e as të importojë islamin ndryshe.

“Unë mendoj që sekularizmi është një vlerë e shenjtë e shtetit të Kosovës, edhe në të kaluarën, dhe përmes akteve konkrete’, deklaron Hoxhaj.