E enjte, 18 Shtator, 2014 - 05:38
Subscribe to Syndicate
download

Për 5 vjet, 15 mijë kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia

23.04.2013 - 16:09
Prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës deri më tani, 14 mijë e 32 persona e kanë humbur shtetësinë me lirim, ndërsa atë e kanë fituar vetëm 1 mijë e 4 qytetarë

Që nga shpallja e pavarësisë e këndej (2008) më shumë se 14 mijë qytetarë të Kosovës ka dorëzuar vullnetarisht nënshtetësinë, raporton Ministra kosovare e Punëve të Brendshme (MPB). Sipas këtij dikasteri, për çdo vit nga 3 mijë kosovarë e dorëzojnë nënshtetësinë.

Siç raportojnë mediet në Prishtinë, prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës deri më tani, 14 mijë e 32 persona e kanë humbur shtetësinë me lirim, ndërsa atë e kanë fituar vetëm 1 mijë e 4 qytetarë.

Zyra për informim e MPB-së ka bërë me dije, se arsyeja e vetme e heqjes dorë e këtyre personave nga shtetësia e Kosovës është fitimi i shtetësisë së një shteti tjetër.

Të dhënat e shtetësisë tregojnë se 2 mijë e 315 persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës vetëm në vitin 2009, ndërsa 141 e kanë fituar atë.

“Më pas ky numër ka ardhur duke u rritur. Në vitin 2010 kanë hequr dorë nga shtetësia 3 mijë e 983 persona. Në vitin 2011 një gjë të tillë e kanë bërë 3 mijë e 987 persona, ndërsa në vitin 2012 nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar 3 mijë e 747 persona”, thuhet në raport.

Ndryshe, marrja e nënshtetësisë së Kosovës kërkon një varg procedurash. Një qytetar që e ka një prind të Kosovës mund të fitoj nënshtetësisë me të drejtën prindërore, ose edhe nëse ka dëmshmi se ka jetuar më shumë se 5 vjet në Kosovë.

Ndërsa personat e tjerë që nuk e kanë këtë dëshmi, edhe nëse kanë pronë në Kosovë, e kanë të vështirë marrjen e shtetësisë kosovare. Ndryshe, taksa e shtetësisë është 150 euro, ndërsa ka qytetarë që i plotësojnë kriteret e shtetësisë kosovare, por nuk kanë para ta paguajnë taksën.  

Reklamë

Reklamë

A e keni vizituar Grykën e Rugovës?

Prej datës 22 shtator 2014, qytetarët e Kosovës mund të shfrytëzojnë edhe aeroportin e Beogradit për udhëtime transiti, deklaron zëvendëskryeministrja Edita Tahiri
CH-Kosovë
© En Quete d'Ailleurs
"Në mesin e kosovarëve bujari dhe mikpritje e madhe" Intervistë me gazetarin e Radio Televizionit Zviceran (RTS), Laurent Burkhalter, i cili flet për përvojat rreth projektit të realizuar “En Quête d’Allieurs” (Në kërkim të diku tjetër)
Debat
“Si t`i tejkalojmë pengesat e integrimit të të huajve?” Mes frikës, ideve të paragatuara si dhe “mendimit” të mirë pak a shumë zyrtar, shpeshherë është vështirë të zhvillohet një debat i sinqertë
Zvicër
U japin fëmijëve emra të huaj "për t`i mbrojtur nga diskriminimi" Kohët e fundit vërehet një trend i marrjes së emrave të vendësve si “maskë” për t’i ikur diskriminimit eventual etnik në shoqërinë vendëse
Turizmi-Kosovë
© albinfo.ch
Rugova, destinacion për ngjitje Virtyt Morina, zyrtar për turizëm në Komunën e Pejës, flet për thesaret dhe potencialet turistike të Grykës së Rugovës
albinfo.ch
Dobërçani i Gjilanit, i pastër si fshatrat e Zvicrës Shoqata "17 Shkurti.ch" që tubon bashkatdhetarët e këtij fshati për çdo vit shpenzon mbi 5000 franga vetëm për mirëmbajtjen e pastërtisë së fshatit

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds, light drizzle
  • 14 °C
Reported on:
Enj, 18/09/2014 - 04:50

Prishtinë

Scattered clouds
  • 12 °C
Reported on:
Enj, 18/09/2014 - 05:00

Cyrih

Few clouds, shallow fog
  • 13 °C
Reported on:
Enj, 18/09/2014 - 04:50

Shkup

Overcast
  • 16 °C
Reported on:
Enj, 18/09/2014 - 05:00

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj