Lajme

Pritje të gjata në dalje nga Kosova për në Serbi

Sërish raportohet për kolona dhe pritje të gjata në dalje në kufi me Serbinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikë-kalimin kufitar Merdare dhe Dheu i Bardhë që lidhë Republikën e Kosovës me atë të Serbisë në dalje janë krijuar kolona me pritje të gjata.

Informacionet e ditës se sotme të orës 11:30 flasin se në Merdare në dalje kolona është e gjatë dhe pritja e cila zgjate rreth 4 orë.

Policia e Kosovës me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, njofton të gjithë qytetaret  që të shfrytëzojnë pikë-kalime tjera kufitare.

 „T’i shfrytëzojnë pikë kalimin-kufitar Mutivodë në drejtim të fshatit Keqekoll ku nuk ka pritje fare, përveç kohëzgjatjes normale prej 10-15 minutave”, thuhet në njoftim të policisë së Kosovës.

Mediat në Prishtinë bëjnë të ditur se kolonat-pritjet janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve, procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve përkatës nga autoritetet serbe.