Lajme

Shkelje drastike e të drejtave të punëtorëve

Më shumë se 50 për qind atyre që punojnë në sektorin privat nuk kanë kontrata pune, duke i dëmtuar kështu edhe punëtorët, por edhe shtetin

Papunësia në Kosovë vazhdon të mbetet më e larta në rajon, duke kaluar 30 përqindëshin, prandaj kjo po ndikon që atyre që punojnë t’u shkelën të drejtat nga punëmarrësit. Kryesisht kjo po ndodhë në sektorin privat, ku sipas sindikalistëve, punëtorët po konsiderohen si skllevër.

Më shumë se 50 për qind atyre që punojnë në sektorin privat nuk kanë kontrata pune, duke i dëmtuar kështu edhe punëtorët, por edhe shtetin.

Kështu konsideron Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës. Ai thotë për Kpress, se në 50 për qind të rasteve, punëtorët po përjetojnë shkelje mizore.

Ndër shkelje të shumta, Azemi përmend mosdhënien e pagës me kohë, mos dhënien e pushimit vjetor, atë mjekësor dhe marrjen e pagave nën shumën e pagës minimale, gjë që “është në kundërshtim me çdo rregull ligjore të punës në Kosovë”.

Basri Ibrahimi ënjtë kryeinspektor i Inspektoratit të punës. Ai thotë se gjatë këtij viti, ata kanë shqiptuar 1330 vërejtje dhe 133 gjoba për kompanitë, si pasojë e mos respektimit të Ligjit të Punës. Shkeljet më të mëdha, sipas tij, bëhen me kontratat, pasi që një numër i madh i punëtorëve vazhdon të punojë pa kontrata.

Gjatë këtij viti, ai thotë se janë pajisur me kontrata pune 2470 punëtorë, të cilët inspektorati i ka hasur pa kontrata, në kuadër të numrit të përgjithshëm prej 29 mijë e 873 punëtorëve, të cilët kanë marrë pjesë në inspektim.

Ndryshe, shumë petorë kanë qindra kërkesa në drejtim të punëdhënësit, por ata nuk kanë guximin t’i deklarojnë nga frika se i qet nga puna. Po ashtu shumica e punëtorëve në Kosovë nuk kanë as sigurime shëndetësore, dhe nëse lëndohen në punë trajtimin mjekësor duhet ta paguajnë vet.