Lajme

Vdes një dhe lëndohen pesë persona nga Kosova në Serbi

Besime Sh. ishte në ulësen e bashkudhtarit të një kombi-busi “Reno Espace” me tabela të Zvicrës, të cilin e drejtonte bashkëshorti i saj Elhami Sh.

Rreth orës 7.30 të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë  në autostradën Beogerad-Nish, tek vendi i quajtur Kolare. Nga  rrokullisja e makinës ka humbur jetën Besime Sh 40-vjeçe nga Gjilani.

E ndjera ishte në ulësen e bashkudhtarit të një kombi-busi “Reno Espace” me tabela të Zvicrës, të cilin e drejtonte bashkëshorti i saj Elhami Sh. po ashtu 40-vjeç. Në automjet ishin edhe pesë fëmijët e tyre, tri vajza të moshën 9, 12 dhe 18-vjeçe dhe dy djem, njëri 8 dhe tjetri 19-vjeç.

Automjeti i tyre kishte dalë nga rruga dhe më pas është rrokullisur. Besime Sh.  ka mbetur e vdekur në vend, ndërsa pjanëtarët tjerë të familjes, me lëndime shkallësh të ndryshme, janë  dërguar në qendrën emergjente të spitalit të Smederevës, transmeton “Zeri.info”.

“Për fat, fëmijët kanë marrë lëndime të lehta, por janë në shok. Fillimisht kemi menduar se vozitësit i është thyer klavikula, sepse kishim problem me komunikim, pasi nuk dinte mirë serbisht. Është konstatuar se ai po e mbronte gjoksin dhe nuk lejonte fotografimin, pasi kishte të vendosur pejsmejker”, ka deklaruar mjeku i kësaj qendre dr Mirko Jokiq.

Policia beson se shkaku i aksidentit ënka qenë mospërshtatja e shpejtësisë dhe lodhja e mundshme e vozitësit.