Jeta në Zvicër

BE: Jo negocimit me Zvicrën për Lëvizjen e Lirë

Liria e lëvizjes përbën njërin ndër parimet themelore të BE-së. Për këtë arsye nuk ka mundësi që ky parim të negociohet ose të kufizohet përmes kontingjenteve

Bashkimi Evropian përfundimisht ka bërë me dije se nuk pranon të negociojë me Zvicrën ndryshimin e Marrëveshjes për Lëvizje të Lirë. Një deklaratë rreth kësaj çështjeje e kanë votuar njëzëri sot  në Bruksel ambasadorët e të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian. Deklarata i është dorëzuar ministrit të jashtëm dhe presidentit të Konfederatës së Zvicrës, Didier Burkhalter, shkruansrf.ch

Në këtë deklaratë BE-ja sqaron se liria e lëvizjes përbën njërin ndër parimet themelore të saj. Për këtë arsye nuk ka mundësi që ky parim të negociohet ose të kufizohet përmes kontingjenteve.

Siç dihet, pas votimit me shumicë të Iniciativës kundër Migracionit masiv nga populli zviceran, Zvicra ka kërkuar nga BE-ja një negocim të ri të marrëveshjes për lëvizje të lirë.