E premte, 29 Gusht, 2014 - 10:01
Subscribe to Syndicate
download

10 vjet nga sulmet terroriste në Nju Jork

11.09.2011 - 09:54
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkujtojnë sot dhjetëvjetorin e sulmeve terroriste, në të cilat humbën jetën rreth 3.000 persona

Si në çdo vit tjetër, me një minutë heshtjeje në ora 8.46, 9.03, 9.59 dhe në 10.28, sipas kohës lokale, do të shënohen momente kur dy aeroplanët goditën Kullat binjake të Qendrës tregtare në Nju Jork, pas të cilës këto kulla u shembën. Po ashtu, si në vitet e kaluara do të lexohen emrat e pothuajse 3.000 viktimave, në prani të familjarëve, të cilët janë ftuar të marrin pjesë në hapjen e qendrës memoriale "11 shtatori".

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkujtojnë sot dhjetëvjetorin e sulmeve terroriste, në të cilat humbën jetën rreth 3.000 persona, ndërkohë që aktivitete të ndryshme do të mbahen edhe në Paris dhe Berlin. Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, do të vizitojë sot, në përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit, të treja vendet e tragjedisë në Nju Jork, Uashington dhe Shenksvil në Pensilvani. Në Nju Jork, Obama do të marrë pjesë në ceremoninë së bashku me ish-presidentin e SHBA-së, Xhorxh Bush.

Si në çdo vit tjetër, me një minutë heshtjeje në ora 8.46, 9.03, 9.59 dhe në 10.28, sipas kohës lokale, do të shënohen momente kur dy aeroplanët goditën Kullat binjake të Qendrës tregtare në Nju Jork, pas të cilës këto kulla u shembën. Po ashtu, si në vitet e kaluara do të lexohen emrat e pothuajse 3.000 viktimave, në prani të familjarëve, të cilët janë ftuar të marrin pjesë në hapjen e qendrës memoriale "11 shtatori".

Kjo qendër shtrihet në tre hektarë dhe përbëhet nga dy basene të vendosura në "pikën zero", vendin ku kanë qenë Kullat binjake, ndërsa aty do të jenë të shkruar emrat e të gjitha viktimave. Në dhjetëvjetorin e sulmeve terroriste janë parashikuar shumë aktivitete në Nju Jork dhe qytetet tjera amerikane, si ekspozita, koncerte në Linkoln dhe sheshin "Tajms", "muri i gjallë" në pjesën jugore të Menhetenit etj.

Në shenjë përkujtimi për sulmet e 11 shtatorit, aktivitete do të mbahen edhe në Paris dhe Berlin. Në sulmet vetëvrasëse terroriste me aeroplanët e rrëmbyer më 11 shtator kanë humbur jetën 2.752 persona.

Këto sulme kanë pasur ndikim të rëndësishëm si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare. Për amerikanët, sulmi më i madh i jashtëm në tokën e tyre në histori, u shndërrua në thirrje për armë. Për pjesën tjetër të botës, pamja e shkatërrimeve më 11 shtator, në vendin më të fortë në botë, tregon se asnjë shtet nuk ishte i sigurt nga terrorizmi. Por, për familjen dhe miqtë e afro 3 mijë viktimave, tragjedia ishte thellësisht ndjenjë personale. Në këtë kuadër, megjithëqë kanë kaluar 10 vite nga kjo ditë e tmerrshme, ende nuk janë shuar plagët e dhembjes tek ata që i humbën më të dashurit e tyre.

Presidenti Obama theksoi dje se Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar luftën kundër Al-Kaidës dhe në muajin maj vranë Osama bin Ladenin. Ai tha gjithashtu se administrata e tij po punon për të përmirësuar sigurinë e porteve, aeroporteve dhe kufijve, si dhe po krijon partneritete të reja me vende të tjera për t`iu përgjegjur sfidave globale të sigurimit. Në përfundim të angazhimeve për këtë ditë presidentit Obama do të mbajë një koncert përkujtimor në qendrën Xhon F. Kenedi të Arteve Skenike në Uashington.

Reklamë

Reklamë

Konferenca për Ballkanin në Berlin po sjell një kapitull të ri në marrëdhëniet mes BE-së dhe rajonit
LAPSH-Zvicër
Nis viti i ri shkollor me më shumë nxënës Në krahasim me vitin e kaluar, në shumicën e shkollave shqipe në Zvicër ka rritje të numrit të nxënësve që duan të mësojnë gjuhën amtare shqipe
Zvicër
© albinfo.ch
Vrasja në xhami ka tronditur shqiptarët e besimit mysliman Ngjarja e rëndë që ndodhi të premten në qytetin e St.Gallenit ka tronditur qytetarët e vendit, e veçmas të tronditur mbetën shqiptarët e besimit mysliman që në ato momente gjendeshin në xhami duke falur namazin e xhumasë.
Martina dhe Valmira në finalen e “Miss Universe Gjermania” Dy bukuroshet me prejardhje shqiptare janë pretendente kryesore për të fituar kurorën e bukurisë në “Miss Universe Germany 2014”

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 17 °C
Reported on:
Pre, 29/08/2014 - 09:20

Prishtinë

Few clouds
  • 17 °C
Reported on:
Pre, 29/08/2014 - 09:30

Cyrih

Broken clouds
  • 16 °C
Reported on:
Pre, 29/08/2014 - 09:20

Shkup

Broken clouds
  • 19 °C
Reported on:
Pre, 29/08/2014 - 09:00

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj