E shtunë, 22 Nëntor, 2014 - 09:22
Subscribe to Syndicate
download

Cyrihu, kryeqytet i Zvicrës?

30.06.2012 - 08:00
Cyrihu është prej vitesh qendra e Zvicrës. Çdo i nënti vend pune në Zvicër ndodhet në Cyrih, aeroporti më i madh i takon Cyrihut...

Si do të dukej Cyrihu si kryeqytet i Zvicrës? Duke qenë qyteti më i madh, metropol financiar dhe kulturor i shtetit, Cyrihu fare mirë do ta zëvendësonte Bernën në pozitën e kryeqytetit, mendojnë një grup njerëzish të tubuar rreth shoqatës “dieperspektive” të cilët kanë nisur iniciativën e shndërrimit të Cyrihut në kryeqytet. Kjo inciiativë është publikuar të premten edjhe në gazetën zyrtare të Kantonit të Cyrihut dhe në të kërkohet që qeveria e kantonit ta dërgojë atë në Bernë si inciaitivë kantonale me cakun që “Cyrihu të bëhet kryeqytet i federatës”. Që iniciativa të shpallet e pranueshme, nevojitet që brenda 5 muajve të grumbullohen 6 mijë nënshkrime të vlefshme.Sipas argumentimit të bërë nga shoqata “dieperspektive”, Cyrihu është prej vitesh qendra e Zvicrës. Çdo i nënti vend pune në Zvicër ndodhet në Cyrih, aeroporti më i madh i vendit, i takon Cyrihut, ashtu sikurse edhe stacioni hekurudhor me më së shumti udhëtarë.Më tutje, Cyrihu është pika qendrore e Zvicrës në aspektin  ekonomik, kulturor dhe medial. Për këto arsye, ky qytet që ka shumë më tepër banorë se secili qytet tjetër i Zvicrës, e meriton të bëhet edhe kryeqytet i federatës, mendon shoqata. “Dieperspektive” ka menduar edhe për detajet. Kështu, ajo ka propozuar edhe disa nga sheshet ku mund të vendosej Pallati i Federatës (bundeshaus). Të gjitha ato janë në afërsi të ndonjërit nga stacionet hekurudhore të Cyrihut .

Reklamë

Reklamë

A mendoni se kriza politike në Kosovë shkakton pasoja edhe për diasporën?

120 pjesëtarë të policisë kantonale të Bazelit, të rojeve kufitare të Bazelit, të doganave dhe policë nga Gjermania e Franca kanë kontrolluar 350 automjete dhe rreth 750 veta
Festa e Flamurit, mes organizimit të mirëfilltë, biznesit dhe tallavasë Dita e Flamurit po afrohet dhe shqiptarët në Zvicër nëpërmjet shoqatave kulturore po organizohen ta festojnë këtë ditë historike. Por a është çdo gjë kulturore, apo ka edhe biznes dhe tallava në këto organizime?
CH-Ballkani
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në katërvjetorin e Albinfo.ch „Ndyshimet politike dhe demokracia në Ballkan: Cili është roli i diasporës?“, është tema e një konference që me rastin e katërvjetorit të albinfo.ch mbahet më 5 dhjetor në Bernë.
Tenis
Të lumtë Artan! Në dy turnetë e tenisit të mbajtur pak javë më parë, Artan Sadriji 12 vjeç ka shkëlqyer duke dalë bindshëm i pari në kategorinë e vet
Ekspozitë
albinfo.ch
"Besa", kur shumica gabuan, shqiptarët bënë atë që duhej Në ambientet e SHLP të Cyrihut, në një prani masive të publikut dhe të personaliteteve publike, është hapur ekspozita "Besa, një kod i nderit"
Kriza politike ngadalëson regjistrimin e diasporës Ministri Makolli tha se ngërçi politik ka ngadalësuar regjistrimin e diasporës, ndërsa burime të Albinfo.ch, thonë se ka një mungesë bashkëpunimi ndërmjet mërgatës dhe Qeverisë së Kosovës

Reklamë

Moti

Bernë

Overcast, fog
  • 1 °C
Reported on:
Sht, 22/11/2014 - 08:50

Prishtinë

Few clouds, mist
  • 3 °C
Reported on:
Sht, 22/11/2014 - 09:00

Cyrih

Overcast, partial fog
  • 4 °C
Reported on:
Sht, 22/11/2014 - 08:50

Shkup

Few clouds
  • 5 °C
Reported on:
Sht, 22/11/2014 - 09:00

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj