Karta e platformës internet albinfo.ch

 

Albinfo është një shoqatë në bazë të Kodit civil zviceran. Ajo mbledh rreth vetes njerëz të horizonteve të ndryshme, politike apo profesionale, të mirëinformuar mbi çështjet e migracionit. Shoqata është e pavarur nga partitë politike dhe është neutrale në planin fetar. Ajo drejtohet nga një komitet dhe mbështetet prej një këshilli strategjik. Anëtarët e saj janë me origjinë nga Zvicra dhe Ballkani.  

 

Shoqata albinfo.ch mendon të punojë në zhvillimin e Ballkanit dhe integrimin e të ardhurve prej atje në Zvicër, duke i dhënë forcë  burimeve sociale të diasporave rreth projekteve të investimeve në vendet e prejardhjes si dhe duke favorizuar kyçjen e tyre në procesin socio-politik zviceran.

 

Për këtë qëllim, ajo administron një platformë interneti albinfo.ch e cila zotëron një informacion profesional dhe të përditshëm si dhe i ofron shërbime të rregullta publikut, në veçanti atij shqipfolës,me përkthim në frengjisht dhe gjermanisht , si dhe italisht në një fazë të mëvonë.

 

Vija editoriale e platformës albinfo.ch mbështetet, ndër të tjera , mbi vlerat dhe kërkesat e mëposhtëme : qytetaria, objektiviteti, dallimet, zhvillimi i vazhdueshëm dhe mirëkuptimi.

 

Albinfo.ch jep ndihmesën e saj në përforcimin e ndjenjës së të takuarit Zvicrës, duke respektuar kulturat e prejardhjes.

 

Projekti albinfo.ch është bashkëfinancuar nga Konfederata Zvicerane ( DEZA-DDC dhe EKM-CFM).

 

Së fundi, albinfo.ch mban përgjegjësi të plotë mbi përmbajtjen e kësaj platforme.

Facebook

Reklama / Werbung / Publicité

Foto galeri / Fotogalerie / Galerie photo

  

Reklama/Werbung/Publicité

 

Video ekskluzive e albinfo.ch

Sondazh

Sipas jush, cilat janë shqetësimet kryesore të diasporës kosovare?:
Sondage

Këshilla juridike: përgjigjet e fundit

Reklama/Werbung/Publicité

Reklama / Werbung / Publicité

Reklama/Werbung/Publicité

Video: Intervista - Debate - Reportazhe

albinfo.ch dritare në shërbimin tuaj !

Shkrimet, fotot, njoftimet apo komentet
tuaja na interesojnë :
  info@albinfo.ch

Reklama/Werbung/Publicité

Regjistrimi

Kursi i valutave