E mërkurë, 22 Tetor, 2014 - 03:34
Subscribe to Syndicate
download

Në vitin tjetër lëshohet Burgu i Dyzit

30.09.2012 - 10:03
Ky burg i sigurisë së Lartë është i destinuar kryesisht për zyrtarë me ndikim që shkelin ligjin. Në opinion quhet si “burgu i kravatave”

Në vitin 2013 do të lëshohet në dispozicion Burgu i Sigurisë së Lartë i cili po ndërtohet në malësinë e Gollakut, respektivisht në fshatin Dyz të Podujevës. Ky burg, i apostrofuar në opinion, si “burgu u kravatave”, kryesisht është i destinuar për zyrtarë me ndikim që shkelin ligji, pa përjashtuar deputetët, ministrat e ish-komandantë e luftës.

Siç ka raportuar gazeta e përditshme e Prishtinës “Koha Ditore” rreth 20 zyrtarë të lartë shterpor janë nën hetime, ndërsa shumica prej tyre mund të shkojnë në burgun e sigurisë së lartë. Drejtori i Burgut, Naim Maloku, ka thënë se në mot burgu me kapacitet 102 qeli do të jetë gati.

Ku burg, sipas zyrtarëve, është i ndërtuar sipas modeleve evropiane, ndërsa ka gjithsej 102 dhoma burgu, me televizor e tualet brenda. Kurse jashtë burgut do të ketë edhe qendra rekreative, fusha futbolli e basketbolli, ndërsa siguria është e nivelit shumë të lartë.

Punimet në burgun e Dyzit, siç ka thënë drejtori i këtij institucioni korrektues, Naim Maloku po shkon sipas parashikimeve. Maloku, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nuk e përjashton mundësinë që në institucionin që drejton të shkojnë edhe kolegë të tij deputetë, zëvendëskryeministra, ministra, e kryetarë komunash e politikanë profilesh të ndryshme.

Në Kosovë, ndërkaq janë edhe dy qendra të mëdha korrektuese. Është qendra në Dubravë të Istogut ku janë duke vuajtur dënimin mbi 1000 të burgosur, dhe qendra korrektuese në Lypjan, në të cilin vuajnë dënimit vetëm gratë dhe të miturit. Në këto dy qendra janë kryesisht të burgosurit me vendim të prerë të gjykatës.

Ndërsa janë edhe disa qendra të tjera të paraburgimit, ajo në Gjilan, në Prishtinë dhe në Prizren.

Reklamë

Reklamë

Sipas jush, si ka ndikuar ndeshja Serbi-Shqipëri në perceptimin e Ballkanasve në rrethin tuaj në Perëndim?

Çështja e Kosovës do të diskutohet gjatë kësaj jave në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, kur edhe pritet të pranohet
LAPSH
Cikli i lartë në Lozanë
Shkollat shqipe, me pak nxënës e me shumë probleme Janë vetëm 151 nxënës në gjithë kantonin Vaud që do të mësojnë shqipen këtë vit shkollor, krahas mësimit të rregullt në shkollat zvicerane
Opinion
Politika, duart larg prej sportit * A është racist komenti i Denis Abbot, zëdhënës i BE-së, se askush në fushë nuk ishte për lëvdatë, unë mendoj se po. Zëdhënësi do të duhej të mbetej në deklaratat se është punë e UEFA-s të vlerësojë ngjarjet
Studim
Shtetasit e Bosnjë e Hercegovinës, të integruar mirë në Zvicër Një studim i realizuar me porosi nga Zyra Federale për Migracion (BFM) dhe Drejtoria për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA) dhe i publikuar të enjten, konstaton se popullata me prejardhje nga Bosnjë e Hercegovina është e integruar mirë në Zvicër

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 6 °C
Reported on:
Mër, 22/10/2014 - 02:50

Prishtinë

Clear sky
  • 10 °C
Reported on:
Mër, 22/10/2014 - 01:30

Cyrih

Broken clouds
  • 7 °C
Reported on:
Mër, 22/10/2014 - 01:50

Shkup

Clear sky
  • 8 °C
Reported on:
Mër, 22/10/2014 - 03:00

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj