E enjte, 27 Nëntor, 2014 - 17:50
Subscribe to Syndicate
download

Përurohet projekti për përpunimin e qumështit të dhisë

21.12.2011 - 17:17
Projekti për ndërtimin e një mini-fabrike është financuar nga Komisioni Evropian dhe është implementuar nga organizata “CARE International”

Është hapur mini-fabrika për përpunimin e qumështit të dhisë në Bresalc të Gjilanit.

Duke shprehur mirënjohje për punën që po bëjnë fermerët e kësaj ane, Ministri Blerand Stavileci, ka thënë se  Ministria e Bujqësisë është duke punuar për rritjen e kapaciteteve buxhetore, në mënyrë që të përkrahen fermerët dhe bizneset e vendit.

Drejtori i organizatës “CARE International”, Kristof Stok, ka deklaruar se ky është një rast i mirë, sepse krijon mundësi për punësim.

Sipas tij, ky është një lajm i mirë për fermerët e këtij regjioni, pasi që ata tanimë kanë një pikë grumbullimi të qumështit të dhisë, nga e cila do të përfitojnë gjithë kontribuuesit dhe fermerët.

Në këtë projekt janë të përfshirë mbi 100 fermerë dhe mbi 2 mijë krerë dhi. Ky projekt parashihet se do të ketë ndikim në avancimin e gjendjes ekonomike dhe sociale në këtë rajon, dhe në të njëjtën kohë do të shërbejë si shembull edhe për regjionet tjera të vendit.

Reklamë

Reklamë

Plotësoni pyetësorin
Si të forcohet bashkëpunimi Kosovë-diasporë ? Nëpërmjet një pyetësori mund të jepni mendimin tuaj se si Kosova dhe diaspora mund të forcojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme
Gjenevë
Drin Fadil Avdiu nxënës i mësimit plotësues në shkollën shqipe të Kantonit të Gjenevës
Kremten e Flamurit Shqiptar, e nderojnë edhe personalitete zvicerane Thierry Apotheleoz kryetar i Bashkisë së Vernier, të Gjenevës, duke marrë fjalën ka thënë se ndjehet është ndjerë i nderuar që ka qenë në mesin e komunitetit shqiptar

Reklamë

Moti

Bernë

Scattered clouds
  • 8 °C
Reported on:
Enj, 27/11/2014 - 16:50

Prishtinë

Broken clouds
  • 4 °C
Reported on:
Enj, 27/11/2014 - 17:30

Cyrih

Overcast
  • 8 °C
Reported on:
Enj, 27/11/2014 - 16:50

Shkup

Overcast
  • 6 °C
Reported on:
Enj, 27/11/2014 - 17:30

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj