E djelë, 20 Prill, 2014 - 23:05
Subscribe to Syndicate
download

Pse Bankat në Kosovë praktikojnë kamata të larta?

29.08.2011 - 08:12
Mos funksionimi si duhet i sistemit të drejtësisë në Kosovë vlerësohet të jetë arsyeja e kamatave bankare që shpesh arrijnë deri 14 përqind

Ai që ka vendosur të marrë një kredi në ndonjërën nga bankat komerciale qe operojnë në Kosovë, duhet të matet mirë para se ta bëjë këtë.

Normat jashtëzakonisht të larta të interesit bëjnë që derisa të paguhet kredia, klientit t’i shtrëngohet rripi i kursimit deri në eshtra.

Ndonëse në reklamat e bankave propagandojnë se ato ofrojnë norma atraktive të interesit,  vetëm kur shkon në zyrat e tyre, e kupton se sa vështirë është të marrësh ca para për të kryer ndonjë punë.

Sa për dokumentet që ata kërkojnë janë nga më të ndryshmet, ku hipotekë duhet lënë thuajse gjithçka, e nëse ofron garantues, atëherë ai duhet të dërgojë një mal me dokumente.

Ndërkohë, kamatat janë aq të larta sa është sa ato mbërrijnë deri në 14 përqind.

Zyrtarët e bankave arsyetohet se kamatat nuk mund të ulen në Kosovë, së paku tash për tash, për shkak të mos funksionimit si duhet të sistemit të drejtësisë.

Frika e tyre është se me uljen e normës së interesit, atëherë qytetarët do të merrnin shumë kredi, e ndërkohë bankat, nuk do të ishin të sigurta se do të mund t’i merrnin paratë e tyre prapë, bashkë me interesin që kanë.

Fitime në kohë krize

Por kjo duket të jetë kohë fitimesh për banka. Derisa në mbarë botën kriza ekonomike ka prekur edhe sektorin bankar, në Kosovë ka ndodhur e kundërta. Bankat gjithmonë kanë pasur trende të zhvillimit dhe përfitimit.

Vetëm në vitin 2010, Bankat komerciale që operojnë në vend, e që janë shtatë të tilla, cila më shumë e cila më pak, kanë vepruar me fitime.

Madje edhe atëherë kur mund të pritet se një bankë e re, sipas ligjeve të vendit, i lejohet të operojë me humbje deri në tre vjet, përnjëherë, jo vetëm që nuk ka humbje, por shënon fitime.

I tillë ishte rasti i Bankës Kombëtare Tregtare, njësia në Kosovë, e cila nga 1,9 milion euro humbje sa kishte në vitet e mëhershme, vitin 2010 e mbylli me fitim 441 mijë euro, ose 35 për qind më shumë se në fund të muajt shtator.

Bazuar në të dhënat zyrtare të publikuara nga tri banka komerciale për vitin 2010, kanë shënuar fitim afër 16 milionë eurosh, ku fitimin më të madh e kishte shënuar  “Raiffeisen Bank”, e cila për dymbëdhjetë muaj të punës në Kosovë ka fituar mbi 11,3 milionë euro, ose 27 për qind më shumë se një vit më parë.

Sidoqoftë, një nga organizatat  e pakta të pavarura në Kosovë që kryen hulumtime në lidhje me këto cështje është Instituti GAP.

Ky institut, këtë muaj, ka publikuar një raport të quajtur Bankometri Nr. 7, mbi normat e interesit të bankave në vend, ku sipas dokumentit, ulja e tyre  përcaktohet nga faktorë të shumtë, e ndër themeloret janë stabiliteti ekonomik dhe politik i vendit, e që fatkeqësisht Kosova nuk qëndron në nivelin e kënaqshëm.

“Qeveria e Kosovës nuk po bën shumë në përmirësimin e gjendjes aktuale. Një pjesë të fajit e bartin edhe vetë bizneset me ikjen nga tatimet, me çka po kontribuojnë në rritjen e rrezikut kreditor e cila po i mban të larta normat e interesit”, shkruan në këtë raport, ku specifikohet se përmirësimi i ambientit të biznesit është faktor themelor për zvogëlimin e rrezikut kreditor, si një ndër përcaktuesit kyç të normës së interesit në kredi.

Por faktori kryesor duket të jetë rritja e efikasitetit të sistemit gjyqësor dhe marrëdhëniet e bankave me gjykatën, që sipas GAP, medoemos do ta lehtësonte ekzekutimin e kolateralit dhe hipotekës.

“Duhet theksuar gjithashtu se Kosova përballet edhe me probleme në sistemin kadastral, sidomos me objektet e reja të ndërtuara, të cilat nuk janë të regjistruara në regjistrat kadastrale dhe si rezultat nuk mund të përdoren si hipotekë”, shkruan në raport.

GAP ka specifikuar se të gjitha llojet e kredive që lëshohen në Kosovë, kërkojnë së paku një bashkë-huamarrës apo garantues, ndërsa varësisht nga lloji dhe shuma e kredisë, bankat në Kosovë kërkojnë dhe kolateralin apo hipotekën, si siguri bankare për kthimin e kredisë.

Marrëdhëniet Banka-Gjykata

Raporti vëren se gjykatat përballen me probleme të shumta në zbatimin e aktgjykimeve drejtuar bankave komerciale dhe institucioneve mikrofinanciare.

Instituti GAP ka vërejtur se vendimet e gjykatave që kërkojnë transferimin e mjeteve nga llogaria e debitorit (borxhliut) në llogarinë e kreditorit (borxh-dhënësit) ekzekutohen rrallë, apo fare, me gjithë faktin që këto vendime te gjykatave janë vendime definitive.

Kështu, nga vitit 2001 e deri në vitin 2011,  numri i lëndëve në gjykata drejtuar bankave,  ka qenë vazhdimisht në rritje.

“Fillimisht bankat nuk u janë përgjigjur fare aktvendimeve në gjykata. Me kalimin e viteve numri i bankave që u janë përgjigjur gjykatave mbi vendimet ekzekutive është rritur. Megjithatë bankat nuk shihet të jenë bashkëpunuese me gjykata, sidomos me Gjykatën Ekonomike të Kosovës e cila merret kryesisht me vendimet ekzekutive për bizneset, të cilat përfshijnë shuma ta mëdha të parave”, thuhet në raport.

Sipas përfaqësuesve të gjykatave situata e tillë është e papranuar dhe joreale, meqenëse është e pamundur që bizneset e mëdha të mos kenë qarkullim në asnjërën nga bankat.

“Situatë e tillë figuron edhe nëpër gjykata komunale të cilat kryesisht merren me kredi të ekonomive familjare, por që në këto gjykata problem tjetër i rëndësishëm mbetet edhe shitja e kolateralit nga kredimarrësi”, vëren raporti i GAP.

Pikërisht, me qëllim të përmirësimit të raporti gjykata-banka dhe zbatueshmërisë efektive të dispozitave ligjore të Ligjit për Procedurën Përmbarimore, Banka Qëndrore e Kosovës, më 26 janar 2011 lëshoi një udhëzim, që u fuqizua nga muaji shkurt 2011, rezultatet e para e të cilave priten të vlerësohen në fund të këtij viti.

“Udhëzimi në fjalë parasheh njoftimin e BQK-së për çdo aktvendim të gjykatave si dhe përgjigje të detajuar nga banka për klientin dhe xhirollogarinë e tij përfshirë edhe transaksionet 30 ditë para datës së aktvendimit. Për më tepër neni 4.6 i këtij udhëzimi parasheh edhe ndëshkime për bankat komerciale dhe institucionet mikrofinanciare nëse nuk i përgjigjen me kohë dhe në procedurë të rregullt gjykatave kompetente”, saktëson dokumenti.

Megjithëkëtë, pavarësisht këtyre masave, normat e kredive mbeten të larta edhe më tutje sepse bankat e kanë të vështirë të funksionojnë në një ambient afarist dhe politik i cili nuk respekton ligjet në fuqi dhe gjykatat nuk kryejnë punën e tyre.

“Por në anën tjetër, edhe bankat kanë shfrytëzuar këtë ambient, duke mos respektuar vendimet e gjykatave. Marrëdhëniet banka-gjykata duhet të përmirësohen. Bankat duhet të respektojnë vendimet e gjykatave“, vëren raporti, i cili përvec kësaj është i mbështetur edhe në disa shembuj të ilustruar edhe me dokumente.

Në këtë rast, përmirësimi i marrëdhënieve banka-gjykata do ulte rrezikun për kthimin e kredive, e cila më pas do të mund të ndikonte në uljen e normave të interesit të kredive, nga e cila do të përfitonin të gjithë qytetarët.

Kështu, disa nga fushat ku nevojitet ndërhyrja e menjëhershme e shtetit janë: përmirësimi i sistemit kadastral, fuqizimi i Administratës Tatimore të Kosovës, reformimi i sistemit gjyqësor, etj.

“Në anën tjetër, edhe bankat duhet të respektojnë vendimet e institucioneve shtetërore. Bankat duhet të respektojnë vendimet e organeve gjyqësore dhe këtë duhet ta bëjnë sipas udhëzimeve të vendosura nga BQK“, shkruan në raportin e fundit të Institutit GAP.

Pavarësisht të gjithave, ankesave dhe problemeve, bankat vazhdojnë të shënojnë fitime të mëdha, kurse qytetarët duhet të mendojnë dhjetë herë para se të marrin një kredi e cila nga normat e larta të interesit, atyre do t’u hajë shpirtin derisa t’i kthejnë.

Reklamë

Reklamë

Një studim për të vlerësuar shkallën e ekonomisë joformale, që përfshin kompanitë vendore, është bërë në vitin 2013 dhe si përfundim ka nxjerrë se ekonomia joligjore në Kosovë merr 34.4 për qind të bruto-produktit vendor
@albinfo.ch
"Smirasit", komuniteti mbështetës i fshatit të origjinës Diaspora e gjithë Evropës nga fshati Smirë e Kosovës u mblodh në Onex (GE) gjatë fundjavës së kaluar. Një komunitet me prejardhje nga i njëjti fshat dhe i cili përtej festës së organizuar na frymëzon me sistemin e tij të qëndrueshëm, duke vënë në pah kontributin e një diaspore në zhvillimin e vendit të saj të origjinës.
© albinfo.ch
Azili në BE, sakrifica që nuk ia vlen Qeveria e Kosovës e ndihmuar edhe nga Zyra Zvicerane në Kosovë (SDC) kanë filluar fushatën për parandalimin e azilit të rremë në BE. Migrimi ilegal konsiderohet “sakrificë e kotë”

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 12 °C
Reported on:
Dje, 20/04/2014 - 22:20

Prishtinë

Broken clouds
  • 9 °C
Reported on:
Dje, 20/04/2014 - 23:00

Cyrih

Clear sky
  • 8 °C
Reported on:
Dje, 20/04/2014 - 22:20

Shkup

Clear sky
  • 9 °C
Reported on:
Dje, 20/04/2014 - 22:30

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj