E shtunë, 20 Dhjetor, 2014 - 20:21
Subscribe to Syndicate
download

Shkolla shqipe në Aargau, një rrëfim suksesi

26.06.2012 - 15:12
Mbahet manifestimi përmbyllës në përfundim të vitit shkollor i Shkollës me Mësim Plotësues në gjuhën shqipe në Aargau

  Shkolla shqipe  në kantonin e Aargaut po e vazhdon traditën e sukseseve në mësimin plotësues. Puna e nisur në vitet e 90 -ta, kur kjo shkollë u pavarësua e deri më sot,  po vazhdon pandërprerë traditën e mirë të mësimdhënies së gjuhës dhe kulturës amtare për fëmijët e mërgimtarëve. Me një staf arsimtarësh të kualifikuar, me aktivistë të devotshëm e prindër të rregullt, kjo shkollë po u mundëson vogëlushëve që jo vetëm të mos harrojnë, por edhe të kultivojnë gjuhën e tyre të bukur dhe traditën kombëtare.

Si gjithmonë, në fundvite shkollore, ata edhe këtë vit festuan përfundimin e suksesshëm të mësimit plotësues me një program të begatshëm, së bashku me prindërit dhe bashkatdhetarët në Küttigen të Kantonit të Aargaut.

Mësuesja Eshtrefe kishte nderin që me rastin e Jubileut të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe 4 vjetorit të pavarësisë së Kosovës të moderojë këtë program dhe të prezantojë paralelet mësimore nga Shpreitenbahu, Vohleni, Dintikoni, Windishi, Steini, Oftringeni, Suhri  e Dullikeni me arsimtarët e tyre Alije Mujaj e Hamzë Morina, Elfete Gashi, Halime Vishi e Flurim Rexhepi.

Recitimet e vogëlushëve për gjuhën, atdheun, dashurinë, gëzimin; këngët e hareshme për Kosovën, Shqipërinë; për luftën e lavdishme të paraardhëseve të tyre e deri te vallet e bukura, kënaqën të pranishmit.

Mysafirët e shumtë, në mesin e të cilëve kishte edhe përfaqësues të autoriteteve zvicerane dhe atyre të Ksoovës e të Shqipërisë në Zvicër i përshëndeti kryetari i LAPSH „N. Frashëri“ për kantonin e Aargaut, Riza Demaj.  

                          

Ata që këtë ditë ishin më të gëzuarit, ishin prindërit e fëmijëve, të cilët me rregull dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe dhe nuk i lënë ata të harrojnë gjuhën e kulturën shqiptare. Dhe me këtë kulturë e traditë të integrohen me dinjitet në shoqërinë ku jetojnë, në shtetin i cili ka përkrahur në vazhdimësi atdheun e tyre.

Për ta dëshmuar këtë përkrahje, me nxënësit shqiptarë, në program ishin  pedagogia nga Departamenti i arsimit të Kantonit të Aargaut, Ida Kaneve me Sabrina Strebel - pedagoge sociale e  Bühler - përfaqësuese e Këshillimores për integrim. Ato me punën e tyre ndihmojnë vazhdimisht këta fëmijë dhe prindërit e tyre që të ndjehen mirë në shkollë, me kushtet që u ofron kantoni mikpritës.

z. Kaneve pos tjerash përkujdeset që edhe arsimtarët e këtij mësimi të kenë mundësi dhe kushte pune në shkollën zvicerane si dhe u mundëson  atyre arsimimin e mëtejmë profesional në institucionet e arsimit të lartë përmes seminareve që organizon me departamentin kantonal të arsimit në kantonin e Aargaut. Ajo kësaj radhe i përshëndeti të gjithë dhe i uroi që ta kultivojnë gjuhën dhe kulturën e tyre.           

Në manifestim merrte pjesë edhe Sali Sefa, Konsull i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih i cili përshëndeti këtë takim dhe shkollës shqipe i dëshiroi suksese të mëtejme. Me këtë rast ai u zotua se do të insistonte te organet shtetërore të Kosovës që premtimin e dhënë për institucionalizimin e këtij mësimi ta përmbushin sa më shpejtë. Sefa falënderoi LAPSH „N. Frashëri“ në Zvicër e cila me dekada të tëra ishte promotore e suksesshme e këtij mësimi.

Përshëndetjes ju bashkua edhe Ahmet Asani, këshilltar i Ministrit të Diasporës. Me pjesëmarrjen e tij këtë program e nderonte edhe sekretari i Ambasadës  shqiptare në Bern Kastriot Noli.

Së bashku me nxënës të kantonit të Aargaut, si mysafirë,  ishin edhe paralelet mësimore të kantonit të Solothurnit me mësuesin Abaz Fejzullahu dhe paralelja në Bernë me mësuesen Valbona Noli, të cilët prezantuan me programet e tyre shkollore.

Ajo që kësaj pasdite i dha impulse të forta artistike ishte Shoqëria Kulturore Artistike „Dielli“ nga Amriswilli i kantonit të Turgaut, shumica e pjesëtarëve të së cilës ishin po ashtu nxënës të shkollës shqipe. Të udhëhequr nga koreografi dhe balet maestro Rrustem Selca valltarët e “Diellit”  sollën në skenë disa nga brilantet e valles shqiptare.

 

Reklamë

Reklamë

CH-Kosovë
Venera Dërmaku - Rexha, drejtoreshë për kulturë në Kamenicë
HELVETAS bën bilancin e punëve të kryera gjatë vitit 2014 HELVETAS prezantoi përmbledhjen ekzekutive për vitin 2014. Faza e parë e projektit APR është paraparë që të realizohet në periudhën 2013-2015, ndërsa caku i projektit është punësimi i 5200 personave.
Politikani shqiptaro-zviceran që zemra i rrah nga e djathta Përparim Avdili është një nëpunës 27 vjeçar banke, kandidat i FDP-së (Partia Liberale e Zvicrës) për deputet në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut
© keystone
Shqiptarët, krenarë me uniformën ushtarake të Zvicrës Shifrat jozyrtare thonë se rreth 2 mijë shqiptarë mund të jenë pjesë e ushtrisë së Zvicrës. Por, numri i saktë nuk mund të dihet sepse përgjigja e autoriteteve të ushtrisë është se Zvicra ka ushtarë zviceranë dhe jo ushtarë të huaj
Video Intervistë
Shpendi rrëfehet: Produksion: albinfo.ch Intervistë e realizuar nga Vjosa Gërvalla Shem Asllani
Shpendi rrëfehet Për luftën kundër korrupsionit, për barazinë shoqërore, dhe vizionin e tij për të ardhmen e Prishtinës, flet për Albinfo.ch kryebashkiaku Shpend Ahmeti
Video
Fc Kosova Junior
“Kur të rritem dua të bëhem si Shaqiri” Që nga dalja në skenën e futbollit të Shaqirit me shokë, te fëmijët shqiptarë ka një interesim më të madh që të merren me futboll. Për të parë nga afër këtë interesim, albinfo.ch ka vizituar skuadrën e juniorëve të FC Kosovës

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 5 °C
Reported on:
Sht, 20/12/2014 - 19:20

Prishtinë

Broken clouds, mist
  • 3 °C
Reported on:
Sht, 20/12/2014 - 19:30

Cyrih

Broken clouds
  • 5 °C
Reported on:
Sht, 20/12/2014 - 19:20

Shkup

Scattered clouds, mist
  • 2 °C
Reported on:
Sht, 20/12/2014 - 20:00

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj