E shtunë, 1 Nëntor, 2014 - 14:37
Subscribe to Syndicate
download

Syzet virtuale që "shohin" të kaluarën

09.03.2012 - 16:28
Këto syze në radhë të parë mundësojë turistëve të zbulojnë zhvillimin historik të qyteteve që i vizitojnë

 

Hulumtues nga Bazeli janë duke i konstruktuar një palë syze të cilat e shkrijnë botën reale me fiksionin, ose virtualen.

 

Kalimi i kufijve në mes të reales dhe digjitales është ambicia e hulumtuesve të Shkollës së Lartë Profesionale për Zvicrën veriperëndimore në Bazel.

 

Për ta realizuar këtë synim të tyre, Jan Torpus nga Instituti për hulumtime të dizajnit dhe të arteve ka zhvilluar syze speciale. Ai punon me teknikë moderne kompjuterike dhe të navigacionit.

 

Dy kamera e përfshijnë ambientin real dhe drejtimin e pamjes ndërsa një kompjuter tjetër e zgjeron gjithë këtë përmes gps-it me fiksione virtuale. Kështu, bartësit e këtyre syzeve mund të shohin njëkohësisht atë që i rrethon realisht dhe përmbajtjet virtuale.

 

Ata munden, për shembull, të "luftojnë" në pyll kundër luftëtarëve virtualë ose në qytet të ecin përmes hordhive të dinozaurëve , sikur në Jurassic park. Madje qysh tash një version i kësaj mund të testohet në parkun St.-Johanns në Bazel.

Zbuluesi i këtyre syzeve Jan Torpus thotë se zbulimi i tij në radhë të parë ka për qëllim tua mundësojë turistëve të zbulojnë zhvillimin historik të qyteteve që i vizitojnë. Ata, me syzet mbi hundë mund të ecin nëpër rrugët e Bazelit dhe të "shohin" se si janë dukur para mijëvjeçarëve fshatrat e keltëve që dikur shtriheshin në këtë regjion.

Reklamë

Reklamë

Sipas jush, si ka ndikuar ndeshja Serbi-Shqipëri në perceptimin e Ballkanasve në rrethin tuaj në Perëndim?

Zvicër
© albinfo.ch
Brezi i dytë e i tretë rrezikon të mbetet „analfabet“ i gjuhës shqipe „Është rrezik që fëmijët me prindër me arsimim të ulët të humbin kontaktin me gjuhën amtare letrare dhe me gjithë kulturën e shkruar duke rrezikuar të mbesin analfabet të gjuhës së tyre të cilën e flasin vetëm në trajtën dialektore“, tha Schader
@ albinfo.ch: Visar Ademi gjatë trajnimit të këshilltarëve për karrierë
Këshilltarët për karrierë sfidojnë papunësinë në Kosovë Në kuadër të projektit „Rritja e punësimit për të rinj“ organizata HELVETAS mundësoi, për herë të parë në Kosovë, trajnimin e 19 këshilltarëve të karrierës. Lidhur me nevojën dhe ecurinë e trajnimit flasin vetë akterët e këtij trajnimi, Valbona Rraci, Visar Ademi dhe Mejreme Millaku – Ajvazi.
Martesat me bashkëkombës-e: pre e paragjykimeve Në studimin “Martesa transnacionale në Zvicër” bëhet fjalë për martesat e personave të lindur ose të rritur në Zvicër me dikë nga vendi i prejardhjes së prindërve të tyre. Albinfo.ch ka biseduar me bashkautoren e studimit, Shpresa Jasharin
Ekspozita "Besa", së shpejti edhe në Cyrih Në serinë e ekspozitave që po organizohen tash sa muaj në qytete të ndryshme zvicerane me temën “Besa...”, më 17 nëntor bëhet hapja e ekspozitës së radhës në Cyrih
© albinfo.ch
Sistemi arsimor i Zvicrës, sistem mundësish për të gjithë Në ligjëratën "Sistemi arsimor në Zvicër" të organizuar nga shoqata "Parandalo", ky sistem është trajtuar nga njohësit e tij, duke iu qasur nga perspektiva e shqiptarëve

Reklamë

Moti

Bernë

Clear sky
  • 17 °C
Reported on:
Sht, 01/11/2014 - 13:50

Prishtinë

Broken clouds
  • 9 °C
Reported on:
Sht, 01/11/2014 - 14:30

Cyrih

No significant clouds
  • 13 °C
Reported on:
Sht, 01/11/2014 - 13:50

Shkup

Overcast
  • 11 °C
Reported on:
Sht, 01/11/2014 - 14:00

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj