E mërkurë, 1 Tetor, 2014 - 14:11
Subscribe to Syndicate
download

Varfëria dhe papunësia, ndër problemet thelbësore të Kosovës

18.03.2012 - 16:41
Kosova duhet të ketë rritje ekonomike prej së paku 7% për t`i zbutur këto probleme

Këto dy probleme kryesore, sipas njohësve të çështjeve ekonomike, nuk do të mund të adresohen as sivjet për shkak se rritja ekonomike prej 3.8 për qind e paralajmëruar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar e pamundëson një gjë të tillë.

Kosova, sipas profesorit të Ekonomisë, Isa Tahiri, për të adresuar problemet thelbësore të papunësisë dhe varfërisë, duhet të ketë një rritje ekonomike prej 7 deri në 8 për qind dhe sipas tij, çdo rritje nën këtë normë i pamundëson Kosovës t’i reflektojë nevojat e vendeve të reja të punë dhe zvogëlimin e varfërisë së skajshme.

Edhe sipas vlerësimeve të organizatave ndërkombëtare, varfëria dhe papunësia mbeten ndër shqetësimet kryesore të kosovarëve, të cilët mendojnë se situata e rëndë ekonomike e kërcënon edhe stabilitetin e vendit.

Para së gjithash, sipas vlerësimeve të tyre, prioritet i Kosovës duhet të jetë adresimi i varfërisë dhe papunësisë.

Ndërkaq, profesor Tahiri, thekson se çdo rritje ekonomike, e cila nuk adreson këto probleme, do të thotë se vendi ka humbur në kohë.

Në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të Bankës Botërore, në vitin 2009, varfëria ishte 34 për qind e gjithë popullsisë.

Sipas këtij raporti, pak më shumë se një e treta e popullsisë jetonin nën vijën e varfërisë absolute me 1.55 euro në ditë, ndërsa 12 për qind jetonin nën vijën e varfërisë së skajshme me 1.02 euro.

Ndërkaq, papunësia thuhet të jetë mbi 48 për qind.

Eksperti i çështjeve ekonomike, njëherë ish-ministër i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, pohon se rritja ekonomike prej 3.8 për qind nuk mundëson zgjidhjen e asnjë problemi aktual të Kosovës, siç janë papunësia dhe varfëria.

“Në të gjitha analizat makroekonomike të të gjitha vendeve, e konkretisht në Kosovë, çdo rritje nën 7 deri në 8 për qind e konservon këtë varfëri dhe këtë nivel të zhvillimit ekonomik”, ka vlerësuar Shatri.

Shatri thekson se derisa Qeveria e Kosovës nuk po mund t’i zbusë dy problemet kryesore - varfërinë dhe papunësinë, qytetarët janë në një pozitë të palakueshme./rel&albinfo/

Reklamë

Reklamë

A e keni vizituar Grykën e Rugovës?

Analistët politikë nuk i përjashtojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme si alternativë për ta zgjidh krizën politike në Kosovë. Sipas tyre, Kosova është futur në krizën më të madhe politike
Transnacionale
© albinfo.ch
Diaspora po ndryshon Në Delemont u realizua një konferencë me vlerë shkencore dhe integruese me temë: “Vështrim mbi rolin e diasporave midis integrimit dhe kontributit në zhvillimin e vendit të origjinës”
© albinfo.ch
Jeta në mes të dy kulturave: Nëse je zviceran, nuk do të thotë të mos ndihesh edhe shqiptar Tema e përkatësive kulturore është rrahur në tryezën e debatit të titulluar "Jeta në mes të dy kulturave", në organizim të shoqatës “Parandalo” në Cyrih
Zvicër
© albinfo.ch
"Furriku i dreqit", drama që solli në kujtesë përjetimet e luftës Në këtë dramë, aktorët paraqitën atmosferën e luftës në Kosovë, të vrasjeve e përdhunimeve që janë bërë gjatë asaj periudhe
Haxhi 2014
3 milionë franga u kushton haxhi shqiptarëve myslimanë nga Zvicra Javën e kaluar janë realizuar një sërë udhëtimesh për në Mekke. Albinfo.ch mëson se këtë vit nga Zvicra kanë udhëtuar për në Haxh mbi 500 shqiptarë të besimit islam
Intervistë
Shqiptari i parë në Parlamentin e Suedisë Intervistë ekskluzive me Adnan Dibrani, deputeti i vetëm shqiptar në Suedi

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 19 °C
Reported on:
Mër, 01/10/2014 - 13:20

Prishtinë

Few clouds
  • 21 °C
Reported on:
Mër, 01/10/2014 - 13:30

Cyrih

Scattered clouds
  • 19 °C
Reported on:
Mër, 01/10/2014 - 13:20

Shkup

Clear sky
  • 22 °C
Reported on:
Mër, 01/10/2014 - 13:30

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj