E enjte, 24 Korrik, 2014 - 16:45
Subscribe to Syndicate
download
Kurorëzim

Bajramaj, prej dje, Fatmire Alushi

11.12.2013 - 08:30
“Just married. 10.12.2013. mrs.& Mr. Alushi”, ka shkruar Fatmirja në facebook, duke treguar kështu se ka braktisur mbiemrin Bajramaj për t`i lënë vend mbiemrit të të shoqit, Alushi

Të martën, në një rreth familjar, është kryer në Möncehngladbach, Gjermani, ceremonia e kurorëzimit të futbollistes së famshme Fatmire Bajramaj me futbollistin po ashtu të njohur, Enis Alushi.

“Just married. 10.12.2013. mrs.& Mr. Alushi”, ka shkruar Fatmirja në facebook, duke treguar kështu se ka braktisur mbiemrin Bajramaj për t`i lënë vend mbiemrit të të shoqit, Alushi.

Ceremonia civile e thënies Po para ofiqarit, është vetëm ana zyrtare e martesës, e cila do të festohet verës, në një rreth shumë më të gjerë dhe më solemn, ka premtuar Fatmirja.

Duke i parë fotografitë nga ceremonia, ku, si Fatmirja, ashtu he Enisi shkëlqejnë ne elegancë, mediet gjermane qysh tash e kanë shpallur këtë eveniment si kurorëzimi më i bukur i vitit në Gjermani.

Tablonë romantike e plotësojnë balonat e kaltër që dy të porsamartuarit i kanë lëshuar në ajër dhe ambienti i bukur ku është zhvilluar ceremonia.

Fatmire Bajramaj, (tashmë Alushi) 25 vjeçe, është prej disa vitesh futbollistja më e dalluar e kombëtares gjermane dhe luan në bundesligë e parë për femra. Ndërsa Enis Alushi 27 vjeç, luan në bundesligën e dytë.

Reklamë

Reklamë

19-vjeçari me rrënjë nga Kosova luan për Manchester City II. Aktualisht është duke luajtur në finalet e kampionatit evropian në Hungari për U-19 të Austrisë
© albinfo.ch
Ankohen mërgimtarët: Po na “rruan” qeveria Albinfo.ch qëndroi te Dheu i Bardhë, kufiri në mes të Kosovës dhe Serbisë. Qindra bashkatdhetarë për çdo ditë aty paguajnë “tagrin” në emër të Kartonit të Gjelbër
Vera e dasmave dhe e zbrazjes së xhepave të diasporës Dasmat, kështu siç bëhen në Kosovë janë një tregues fals social, pasi që të zotët e dasmave, me nivelin e shpenzimeve mundohen të tregojnë se cilës kategori sociale i përkasin
Willy Knecht dhe dhimbja e tij e madhe, Kosova Ish polici zviceran prej 15 vitesh ndihmon rregullisht familjen Likaj. Tash i ka mbushur 71 vjet dhe thotë se do të angazhohet për ta deri sa ta mbajë forca
Intervistë
©keystone
Mos shkoni në luftërat pa adresë Profesori i teologjisë, Xhabir Hamiti, iu bën thirrje kosovarëve që mos të shkojnë në luftërat pa adresë. Ai thotë personat që kanë baltosur figurën e Gjegj Kastriotit nuk ia duan të mirën kombit shqiptar dhe se janë të ndikuar nga qarqe të caktuara antikombëtare
© albinfo.ch
A “ka llogari” të shkojmë në shtëpi për pushime? Të gjithë ankohen se rruga për në Kosovë është e vështirë dhe e shtrenjtë. Megjithatë, të gjithë do t`ia mësyjnë kësaj rruge edhe këtë verë. Albinfo.ch është interesuar të dijë më shumë për rrugët që marrin bashkatdhetarët tanë, kur nisen për pushime në atdhe

Reklamë

Moti

Bernë

Scattered clouds
  • 25 °C
Reported on:
Enj, 24/07/2014 - 15:50

Prishtinë

Few clouds
  • 25 °C
Reported on:
Enj, 24/07/2014 - 16:30

Cyrih

Broken clouds
  • 22 °C
Reported on:
Enj, 24/07/2014 - 15:50

Shkup

Scattered clouds
  • 29 °C
Reported on:
Enj, 24/07/2014 - 16:30

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj