Kalendari

Festivali i leximit letrar dhe prezantimi artistik (i dyti me radhë)

Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Kosovës, fton gjithë krijuesit dhe dashamirët e librit e të artit

Përveç krijuesve shqiptarë të Zvicrës do të lexojnë edhe të ftuarit e nderit, autorë shqiptarë nga vende tjera si Suedia, Gjermania, Austria e të tjerë që janë pjesë e Lidhjes se Krijuesve Shqiptare te Mergates (LKSHM). Do të ketë edhe një ekspozitë kolektive nga Shoqata e Artistëve Figurativë dhe pikë muzikore gjatë pushimit.

 

Ky manifestim mbahet për Festën e Flamurit :

me datën 28 nëntor 2014 në ora 19.00

Adresa: Hohlstrasse 610

CH-8084 Zürich

 

Për Kryesinë e SHKSHZ,

Besnik Camaj