Integrimi
Gjykohen djemtë që kanë vrarë babanë dhe e kanë futur në valixhe
Ka filluar gjykimi i më të riut (Adnanit) nga dy djemtë shqiptarë, pasi që i madhi është arratisur. Ai ndodhet në Maqedoni ndërsa ekstradimi i tij nuk është bërë
Dy bijtë, njëri 26 dhe tjetri 20 vjeç, shqiptarë nga Maqedonia, akuzohen se e kanë mbytur babanë e tyre dhe pastaj e kanë futur atë në valixhe, të cilën e kanë fshehur në një pellg uji. Krimi ka ndodhur në tetor të vitit të kaluar ndërsa kufoma është gjetur në shkurt të këtij viti nga kalimtarët.
Të mërkurën ka filluar gjykimi i më të riut nga dy djemtë e dyshuar (Adnanit) pasi që i madhi është arratisur. Ai ndodhet në Maqedoni ndërsa ekstradimi i tij nuk është bërë ende.
Sipas aktakuzës, djali i ri e ka goditur me shufër hekuri në fytyrë, kokë dhe kraharor babanë e tij 46 vjeçar (Amza) ndërsa i madhi e ka therur atë duke e goditur disa herë me thikë në fyt.
Kufoma është gjetur pasi që valixhja kishte dalë mbi sipërfaqe, kur uji i pellgut ishte i ngrirë. Ndërkohë, familjarët e kishin paraqitur Amza Z. si të zhdukur.
Babai i shkurorëzuar jetonte me dy djemtë në një banesë në Horn ndërsa nëna kishte vdekur vite më parë në Maqedoni.
Arsyeja e vrasjes së Amza Z., vazhdon të mbetet e paqartë, shkruan kielernachrichten.de. Procesi i filluar të mërkurën në Gjykatën e Landit në Hamburg është ndërprerë. Shkak për këte është ankesa e avokatit se të akuzuarit aktakuza në gjuhën shqipe i është dorëzuar me vonesë.
Procesi vazhdon nga mesi i muajit.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit