Gjuha
Nesër në Berat, fillon seminari i mësuesve të diasporës
Në seminar angazhohen ligjërues shqiptarë kompetentë /ekspertë fushash përkatëse/ dhe titullarë e zyrtarë shteti dhe një ligjërues i huaj
Seminari i sivjetshëm (i dhjeti me radhë-jubilar), në bazë të marrëveshjeve ndërmjet subjekteve të organizimit në Atdhe dhe, pasi janë konsultuar kalendarët shkollorë të shteteve përkatëse,do të zhvillojë punimet prej 29 korrikut-deri më 02 gusht 2014. Sivjet mikpritës i këtij seminari të jetë qyteti i Beratit, thhet në një joftim të sektorit për mësimin në diasporë, të Ministrisë së Arsimit të Kosovës.
Seminari zgjat si zakonisht 3-4 ditë pune (punimet nisin pasditen e datës 29.07.2014 dhe mbarojnë në mbrëmjen e datës 01.08.2014, kurse shpërndarja e pjesëmarrësve bëhet pas mëngjesit më 02.08.2014. Sikurse edicionet e mëparshme, edhe ky do të bashkorganizohet nga MAShT e Kosovës, MASh e Shqipërisë si dhe subjekte të tjerë mbështetës, ku qyteti mikpritës (Berati) do të ketë një rol të veçantë.
Në seminar angazhohen ligjërues shqiptarë kompetentë /ekspertë fushash përkatëse/ dhe titullarë e zyrtarë shteti dhe një ligjërues i huaj nga qarqet përkatëse profesionale të ndonjërit prej shteteve ku mbahet mësimi në gjuhën shqipe .
Pjesën tjetër me shumë interes e përbëjnë prezantimet-ligjëratat profesionale të vetë mësueseve dhe të mësuesve, që do të bartnin te të tjerët përvojat personale të ndërtuara edhe mbi baza kërkimore-hulumtuese dhe empirike.
Shpenzimet e qëndrimit dhe të transportit (prej Tiranës dhe Prishtinës për Berat) i bartin ministritë përkatëse, thuhet në tekstin shoqërues të njoftimit për seminarin.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?