Integrimi
7 vjet e gjysmë burg shqiptarit për tentimvrasje të bashkëkombësit
Dënimi relativisht i ulët në krahasim me kërkesën e prokurorisë arsyetohet me faktin se familja e viktimës ia ka falur familjes së dorasit, gjegjësisht ka hequr dorë nga hakmarrja
Një shqiptar i ri 23 vjeç në Krefeld të Gjermanisë është dënuar nga gjykata e landit në këtë qytet me 7 vjet e gjysmë burg për tentimvrasje. Prokuroria kishte kërkuar dënimin maksimal, të përjetshëm për të riun i cili duke shkrepur shumë herë me revole i kishte shkaktuar plagë bashkëkombësit të tij 28 vjeç, pronar i një klubi kulturor shqiptar. “Nuk tolerohet vetëgjyqësia në rrugët tona” ka thënë prokurorja në fjalën e saj, duke kërkuar dënimin në fjalë.
Dënimi relativisht i ulët në krahasim me kërkesën e prokurorisë arsyetohet me faktin se viktima ka thënë se familja e tij ia ka falur familjes së dorasit, gjegjësisht janë pajtuar. Familja e të dëmtuarit ka hequr dorë nga hakmarrja.
Shkak i zënkës që është përshkallëzuar në tentimvrasje ka qenë një konflikt në mes të familjeve, shkruan rp-online.de. Vëllai i viktimës dhe ai i dorasit ishin zënë rreth blerjes së një automjeti.
E-Diaspora
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër