Integrimi
Dy shqiptarë, me SVP-në synojnë asamblenë e qytetit
Dy kandidatët shqiptarë të SVP-së, Agim Tusi dhe Mentor Desku deri më tash nuk kanë qenë të njohur për publikun. Ndërsa për EVP-në kandidon Blerim Bunjaku
Dita e votimeve sot në Winterthur, Kantoni i Cyrihut është e rëndësishme edhe për faktin se votuesit në këtë qytet do të bëjnë zgjedhjen e Asamblesë Komunale. 462 kandidatë synojnë njërin nga 60 vendet sa ka Parlamenti i Qytetit. Sondazhet e bëra së fundi dëshmojnë për një rrëshqitje në të djathtë të elektoratit në këtë qytet, gjegjësisht për një zvogëlim prej 2 për qind në kampin e socialdemokratëve dhe te gjelbërve. Më së shumti nga kjo pritet të përfitojë Partia e Gjelbër Liberale (GLP).
Ajo që është interesante për shqiptarët në këtë qytet është kandidimi në këto zgjedhje i tre shqiptarëve. Për më tepër është me interes kandidimi i tyre në dy parti që deri më tash nuk janë dalluar shumë për angazhimin e të huajve dhe edhe më pak shqiptarëve. Madje dy nga kandidatët shqiptarë i shohim në listën e SVP-së, e cila është e njohur më shumë për politikat restriktive në raport me të huajt. Në mesin e kandidatëve të SVP/UDC-së për Asamblenë e Winterthurit janë edhe shqiptarët Mentor Desku dhe Agim Tusi. Ndërsa për Partinë Evangjeliste (EVP) ka kandiduar Blerim Bunjaku, i cili, falë një interviste me albnfo.ch dhe pasatj me disa gazeta të Zvicrës është bërë tashmë i njohur për publikun zviceran.
Dy kandidatët shqiptarë të SVP-së deri më tash nuk kanë qenë të njohur për publikun. Mentor Desku është menaxher i një restoranti në qendër të qytetit në Winterthur ndërsa Agim Tusi punon në shërbimin për kërkimin e automjeteve.
Ndryshe nga Bunjaku, i cili ka qenë mjaft aktiv dhe fotografitë e të cilit kane qenë të vendosura në disa pika të frekuentueshme të qytetit, dy kandidatët shqiptarë të SVP/UDC-së nuk kanë bërë ndonjë aktivitet parazgjedhor që është shënuar nga mediet e këtushme.
Në orët e pasdites albinfo.ch do të kumtojë rezultatet që do të publikohen nga partitë dhe nga organizuesi i zgjedhjeve.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe