Integrimi

Gjermani: Ligji i ri mundëson mbajtjen e dy pasaportave

Vetëm në raste të jashtëzakonshme do të vazhdojë të vlejë rregulli i "opsioneve", sipas të cilit të rinjtë duhet të përcaktohen deri në moshüen 23 vjeçare për njërën pasaportë

Me ligjin e deritashëm në Gjermani shumë të huaj të rritur në këtë vend duhej të zgjidhnin në mes të pasaportës (shtetësisë) gjermane dhe asaj të vendit të prejardhjes. Por, me Ligjin e ri për Dyshtetësinë që ka miratuar sot “Bundesrat”-i (Dhoma e landeve e Parlamentit Federal) për shumicën prej tyre ky problem do të jetë i zgjidhur.

Ligji liron një pjesë të madhe të migrantëve nga detyrimi që, si të rritur, të lënë njërin nga pasaportat, shkruan dpa. Vetëm në raste të jashtëzakonshme do ë vazhdojë të vlejë rregulli i “opsioneve”, sipas të cilit të rinjtë duhet të përcaktohen deri në moshüen 23 vjeçare për njërën pasaportë.

Ndërsa e drejta për të pasur të dy pasaportat (rrjedhimisht edhe të dy shtetësitë) me ligjin e ri lind në të gjitha rastet kur i riu ka jetuar së paku tetë vite në Gjermani ose ka ndjekur shkollimin në këtë vend së paku për gjashtë vite. Njësoj këtë të drejtë do ta fitojnë edhe ata që kanë kryer një shkollim ose zanat në Gjermani.